Gazeta Shqiptare

“Vendi në krizë”, Basha: Ministrat e Ramës hanë 1 mijë dollarë biftekun!

‘ Kanë para, por jo turp’, kreu i PD- së: Qytetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit “Qeveritarë­t që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë”

- Valentina Madani

Darka e ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë “Rama” në Dubai, për liderin e opozitës Lulzim Basha është një turp ndërkohë që vendi është në krizë dhe shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit. Basha deklaroi dje para gazetarëve se kjo është një qeveri që mendon vetëm për vete pasi në kohën kur ekonomia shqiptare është në krizë për shkak të pasojave të tërmetit, të pandemisë së koronaviru­sit e gjatë ditëve të fundit edhe për shkak të përmbytjev­e ministrat darkojnë në një prej restorante­ve më të shtrenjta. Fatura e paguar në një prej restorante­ve më të shtrenjta të Emirateve Arabe, sipas Lulzim Bashës është tejet e majme, ndërkohë që shqiptarët tha ai janë lënë nga qeveria në mëshirë të fatit. “1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve. Ata nuk kanë turp. Edi Rama nuk ka turp. Nuk iu intereson qytetari, nuk e kanë në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe gjatë pandemisë, edhe gjatë përmbytjes janë lënë në mëshirë të fatit, janë braktisur ndërsa qeveritarë­t e tyre darkojnë me fatura të kripura 1000 dollarë bifteku”, - theksoi z. Basha. Ky qëndrim i opozitës u hodh poshtë pak ditë më parë nga kryeminist­ri Rama, i cili tha se ajo ishte një darkë pune dhe se shpenzimet ishin paguar nga pala pritëse, pasi sipas tij, ministrat e qeverisë ndodheshin në Dubai për të sjellë investime në Shqipëri. Ndryshe nga kreu i qeverisë, Basha shprehet se raportet faktojnë të kundërtën për ministrat e kabinetit të Ramës, që në 7 vite qeverisje kanë trefishuar pasurinë e tyre. Për kryedemokr­atin drejtësia duhet të thotë fjalën e saj për të gjithë ata qeveritarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe paratë e shqiptarëv­e. Ndaj Lulzim Basha apeloi për ndryshim përmes 25 prillit. Ai përmendi se qeveria Rama ka harruar misionin e saj, ndërsa shtoi se sot është koha për ndryshim dhe se qeveritarë­t që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë. Sipas Bashës, 25 prilli është momenti kur qytetarët duhet të zgjedhin një qeveri që do ta ndryshojë vendin. “Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe ky është një kryeminist­ër që mendon vetëm për veten e vet dhe për paratë e veta, jo për paratë tuaja të dashur qytetarë. Të dashur qytetarë, është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju, për hallet tuaja, për problemet tuaja dhe jo për veten e saj. Është koha që qeveritarë­t të cilët abuzojnë me pushtetin dhe me paratë tuaja të shkojnë para drejtë

FATURA

Fatura e paguar në një prej restorante­ve më të shtrenjta të Emirateve Arabe, sipas Lulzim Bashës është tejet e majme, ndërkohë që shqiptarët tha ai janë lënë nga qeveria në mëshirë të fatit. “1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve. Ata nuk kanë turp. Edi Rama nuk ka turp”, - tha kreu i PD- së.

sisë”, - deklaroi z. Basha. Lideri demokrat premtoi se ndryshimi i Shqipërisë do të realizohet nga Partia Demokratik­e. “Kanë harruar se cili është misioni i qeverisë, të zgjidhë problemet e qytetarëve, jo t’i rëndojë ato. Të dashur qytetarë është koha për ndryshim. Është koha që qeveritarë­t që abuzojnë të shkojnë në vendin e tyre. Është koha për këtë ndryshim dhe ndryshimin do ta sjellim ne”, - theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania