Gazeta Shqiptare

‘ Rilindja shkatërroi emrin e PS’, Kryemadhi: Socialistë­t e gjejnë veten pranë LSI- së

-

Monika

Kryemadhi zh villoi dje një takim me strukturat drejtuese te LSI në qytetin e Shkodrës. Drejtuesja e kësaj force politike deklaroi se gjithnjë e më shumë socialiste­t po e gjejnë veten tek LSI edhe për shkak se Rilindja shkatërroi PS- në. Kryemadhi nuk i kurseu akuzat edhe për darkën ministrore të Dubait. “Të gjithë socialistë­t e gjejnë veten pranë LSI- së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e PS- së duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3- 4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të kryeminist­rit, 2 ministra të qeverisë, zëdhënësi i Ramës, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër etj. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshuri­së ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit”, - theksoi Kryemadhi. Sipas saj, tani Rama po bën propagandë me punësimin e të rinjve, në një kohë kur e ka rrënuar biznesin dhe janë mbyllur pa fund vende pune.

“Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2- 3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar. Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtari­në ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëv­e. Kur ndërkohë shkojmë dhe shikojmë në anën tjetër që kur flitet për t’u rimbursuar dëmet duhet të jesh i formalizua­r”, - tha Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania