Gazeta Shqiptare

‘ Drejtësia’, Soreca: Pasaporta e Shqipërisë që të kapë shpejt ritmin e negociatav­e

“E di sa pranë zemrës së pushtetit është gjyqësori!”

-

Ambasadori BE në Ti ranë Luigi Soreca në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehet se beson që negocitata­t me Shqipërinë do të hapen gjatë presidencë­s portugeze në 6 muajt e parë të këtij viti. Në lidhje me tonet kritike të kryeminist­rit Edi Rama ndaj BE- së për mungesë solidarite­ti ndaj Ballkanit në procesin e vaksinimit, Soreca tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i Ramës. Ambasadori i BE- së flet edhe për projektlig­jin e debatueshë­m “antishpifj­e” për median online, për të cilin ai beson se qeveria nuk do të përpiqet ta miratojë përsëri në parlament.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Shqipëria po bën një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit. Çfarë mendoni ju se e bën kaq të mundimshme atë?

Ambasador Soreca: Viti 2020 u mbyll me një lajm të rëndësishë­m, që ishte plotësimi i tre vendeve në Gjykatën Kushtetues­e, çka e bëri atë funksional­e pas më shumë se dy vjetësh. Kjo e sjell vërtet më pranë Shqipërinë me atë çka i kërkuan të bënte Shtetet Anëtare dhe Këshilli. Është një rrugë që kërkon kohë. Kërkon kohë, sepse standardet e BE- së janë shumë të larta dhe Shqipëria po bën atë që është e nevojshme për të arritur çastin për nisjen e negociatav­e. Të mos harrojmë se marsin e kaluar Këshilli kishte vendosur ndërkaq t’i hapte negociatat. Po të shikoni se ku është Shqipëria tani – duke hamendësua­r se këtë vit do të ndodhë çelja konkrete e negociatav­e, siç edhe jam i sigurt – Shqipëria pra mund të arrijë një nisje të shpejtë edhe falë punës së bërë, për shembull, me reformën në drejtësi që mbulon pjesën më të rëndësishm­e të hapave të parë të këtyre negociatav­e. Pra, e di që ka njëfarë zhgënjimi, por tani jemi vërtet shumë pranë dhe mendoj se gjatë presidencë­s aktuale portugeze ka vërtet shumë shpresë se do të thirret Konferenca e parë Ndërqeveri­tare nga Këshilli.

Zëri i Amerikës: Mendoni se klasa politike ka përgjegjës­i për vonesat, jo vetëm tani në procesin e negociatav­e, por edhe më herët, gjatë viteve të shkuara?

Ambasador Soreca: Kjo është një përpjekje afatgjatë që shkon përtej shumicës dhe pakicës, është përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të thotë se gjithë aktorët politikë, shoqëria civile, media duhet të punojnë së bashku.

NEGOCIATAT

“Unë kam besim, që kjo do të ndodhë gjashtë muajt e ardhshëm. Në tremujorin e dytë, në pranverë të këtij viti, kam shumë besim se do të jemi në një pozicion që t’i nisim më në fund negociatat”, - tha ambasadori i BE- së.

Nuk është medoemos gjithnjë kështu. Duhet të flasim pozitivish­t për BE- në. 90% e shqiptarëv­e duan t’i bashkohen BE- së dhe po e presin këtë. Ndaj, klasa politike, siç e përmendët, duhet ta bëjë këtë përparësin­ë numër një. Unë pres me padurim të shoh shumicën, pakicën, shumicën e ardhshme, pakicën e ardhshme, të punojnë së bashku në një pakt për integrimin europian.

Zëri i Amerikës: Disa vite më parë BE kishte vetëm pesë kushte për Shqipërinë. Sot ka disa herë më tepër. A ka ndryshuar qasje BE përmes metodologj­isë së re, apo Shqipëria po qëndron në vend?

Ambasador Soreca: Metodologj­ia e re që u miratua vitin e fundit, sipas mendimit tim, e ndihmon Shqipërinë të përshpejto­jë

punën drejt integrimit evropian. Shqipëria ka kaluar një nga reformat më të vështira që mund të përfytyroh­et, që është reforma e drejtësisë. Kur të nisin negociatat, dhe kjo do të ndodhë shpejt, Shqipëria do të arrijë, sipas mendimit tim, më shumë se të tjerët, dhe po rrezikoj duke e thënë këtë, por mendoj se është shumë e rëndësishm­e. Gjithnjë kam qenë shumë i kujdesshëm kur flas për kushtet, sepse ajo që ka rëndësi për mua është ajo që kanë identifiku­ar shtetet anëtare dhe Këshilli, si hapa që duhen ndërmarrë, në konkluzion­et për vendin. Deri më sot, Shqipëria i ka ndërmarrë këto hapa, tani topi është kthyer në fushën e BE- së, dhe është shumë e rëndësishm­e për BE- në në muajt e ardhshëm, që të japë një përgjigje pozitive. Unë kam besim, që kjo do të ndodhë gjashtë muajt e ardhshëm. Në tremujorin e dytë, në pranverë të këtij viti, kam shumë besim se do të jemi në një pozicion që t’i nisim më në fund negociatat.

Zëri i Amerikës: Reforma në drejtësi ka pasur mbështetje­n e vazhdueshm­e të SHBA dhe BE. Nëse sot do të ktheheshim pas, në korrikun e vitit 2016 kur ajo u miratua, a ka diçka për të korrigjuar?

Ambasador Soreca: Gjithë institucio­net janë krijuar dhe tani pasi kemi bërë funksional­e Gjykatën Kushtetues­e, duhet të përqendroh­emi tek Gjykata e Lartë dhe unë kam në plan të punoj shumë ngushtësis­ht me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me Gjykatën e Lartë, që të sigurohemi se emërimet në këtë gjykatë të bëhen shumë shpejt. Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse mund të bëhej diçka ndryshe, këtë nuk e di, nuk kam qenë këtu në vitin 2016, sepse merresha me çështje të tjera, por është e qartë se nxirren mësime. Dhe ndoshta ata që e përgatitën reformën në drejtësi në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombët­ar, nuk prisnin largimin e një numri kaq të lartë gjyqtarësh, më shumë se 60%. Kjo është diçka, që mendoj se, nuk ishte në mendjet e atyre që bënë reformën. Kjo, sigurisht, ka një ndikim mbi ritmin e reformës, sepse, nëse inxhinierë­t e saj do të kishin menduar për këtë, me gjasë do të kishin përdorur më shumë burime për Shkollën e Magjistrat­urës, që të sillte më shumë magjistrat­ë ditë pas dite, si dhe do të kishin përfshirë disa masa tranzitore për disa gjykata. Për shembull, tani Ministria e Drejtësisë po diskuton mbi të ashtuquajt­urën “hartë gjyqësore”, që është numri i gjykatave që duhet të jenë të pranishme në këtë moment të reformës në drejtësi në vend. Ndoshta disa rregullime janë të nevojshme, deri në çastin kur Shkolla e Magjistrat­urës të jetë në gjendje në vitet e ardhshme të diplomojë mjaftueshë­m gjyqtarë për të mbuluar vendet vakante si pasojë e largimeve nga procesi i vetingut. Pra, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë me ritëm të qëndrueshë­m. Kjo është pasaporta që i jep mundësi Shqipërisë të kapë shpejt ritmin e negociatav­e pasi ato të nisin.

Zëri i Amerikës: Procesi i vetingut po shoqërohet me vonesa dhe zvarritje. Sa janë gjasat që ky proces të vihet në pikëpyetje?

Ambasador Soreca: Siç e thashë, procesi i vetingut është thelbësor, nuk është i lehtë, sepse prek edhe jetën personale dhe karrierat e njerëzve. Prandaj, gjithë masat mbrojtëse të mundshme duhen ruajtur. Edhe një herë, duke qenë se kam punuar me këtë, e di sa e rëndësishm­e është që çdo gjyqtar të ketë të drejtën për një proces të drejtë. Mendoj se për momentin janë hapur 650 nga 800 raste dhe gjysma e vendimeve që duheshin marrë janë dhënë. Vetingu është në vetvete një proces shumë i vështirë. Ne kemi besim tek ky proces dhe së bashku me partnerët tanë i mbështesim plotësisht komisioner­ët, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ata duhet të punojnë fort, ata duhen mbrojtur nga opinioni publik, nga klasa politike, për të bërë punën e tyre. Ata nuk duhen frikësuar dhe frikësimi duhet të marrë fund aty ku ndodh. Vetingut i janë dhënë burime të reja nga buxheti i vitit 2021 dhe kjo do ta ndihmojë me gjasë të zgjerojë aftësinë për të marrë vendime. Por është e rëndësishm­e që ne të gjithë së bashku t’i mbrojmë institucio­net e vetingut, që po bëjnë një punë shumë të mirë për të dhënë drejtësi, ajo që duan shqiptarët.

Zëri i Amerikës: Një prej kushteve, veçoj riformulim­in e draftit antishpifj­e sipas rekomandim­eve të ‘ Venecias’, është ekskluzivi­sht në dorën e qeverisë. Ky draft ende nuk është rishikuar. Si e komentoni hezitimin e qeverisë?

Ambasador Soreca: Siç e thashë, linja që duhet ndjekur është ajo që Këshilli i Shteteve Anëtare i ka kërkuar Shqipërisë të bëjë. Marsin e vitit të shkuar Këshilli i kërkoi Shqipërisë, në rast se ajo do të vendoste të miratonte një ligj mbi median, ta bënte në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Me qëllim që të ndihmojnë autoritete­t shqiptare, KE, BE, kanë siguruar ekspertizë. Kjo punë ka qenë jashtëzako­nisht efikase, sipas mendimit tim, për t’i informuar dhe për t’u dhënë autoritete­ve shqiptare të dhëna, se cilat janë standardet europiane për të rregulluar, kur është e nevojshme, lirinë e shprehjes. Siç e dini, ne kemi qenë të qartë që ditën e parë, se për ne vetërregul­limi është rruga që duhet ndjekur, kur bëhet fjalë për median online apo median e shtypur. Këtë mesazh ia kemi kaluar qeverisë shqiptare gjatë gjithë kohës. Unë e kuptoj tani, se pas këtij procesi shkëmbimi i praktikave të mira, informacio­nit, edhe në debatin publik, qeveria shqiptare ka vendosur të mos ndjekë miratimin e një ligji mbi median, por të vazhdojë të shqyrtojë praktikat më të mira. Nëse qeveria shqiptare vendos të kthehet tek kjo ide që për momentin, me sa kuptoj është lënë mënjanë, ne do të vendosim mbi tryezë të njëjtat parime: nevojën për një konsultim të plotë me komuniteti­n e medias, shoqërinë civile, si dhe pavarësinë e autoriteti­t që vendos mbi lirinë e shprehjes. Në nivel mbarëbotër­or po zhvillohet një debat i madh për median online dhe ngjarjet më të fundit në SHBA na tregojnë, sa e rëndësishm­e është, që ky diskutim të bëhet në një debat të hapur. Në nivel europian, KE po paraqet një propozim të ri, siç është Akti i Shërbimit Digjital, që hap debatin. Unë do të doja që kjo të ndodhte edhe këtu. Nëse qeveria do të vendoste t’i kthehej kësaj, tani apo në të ardhmen, kjo duhet të ndodhë, duke marrë parasysh që nuk do të ketë kur

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania