Gazeta Shqiptare

Spitali i ri rajonal gati për 3 muaj, Rama inspekton vendin ku do të ndërtohet

Kryeminist­ri takon fshatarët në Fier pas protestës, debate për shpronësim­in e tokës Përfaqësue­si turk: Spitali në Fier do të kushtojë 60- 70 milionë euro

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama u rikthye dje në Fier për të parë vendin ku pritet të ndërtohet nga qeveria turke spitali i ri rajonal, për të cilin basti i Presidenti­t Erdogan ishte finalizimi i godinës brenda 3 muajve. Rama, shoqëruar nga anëtarë të kompanisë turke që do të ndërtojnë Spitalin Rajonal në Fier, ishte pikërisht në këtë qark, për të parë nga afër vendin ku pritet të ndërtohet edhe spitali i premtuar. Rama tha se kompania turke do të punojë 24 orë në ditë dhe se ndërtesa e re do jetë gati për 3 muaj. Investitor­ët turq u shprehën se kjo është një sfidë e madhe, që do përpiqen ta bëjnë realitet. Sipas tij, kompania turke që do të ndërtojë Spitalin e ri Rajonal brenda 3 muajsh, do të angazhojë 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës. Po ashtu, investitor­ët thanë se do të punojnë me një mënyrë të vrullshme, me punëtorë turq, por edhe shqiptarë. Punimet do të mbikëqyren nga pala turke, e cila me të mbërritur në Shqipëri duket e vendosur për ta dorëzuar spitalin brenda afatit. “Do fillojmë punën që nesër ( sot). Le të kryqëzojmë gishtat. E dimë që është sfidë e madhe, por nëse kemi besim, do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spitalin”, - tha përfaqësue­si turk. Spitali në Fier pritet të kushtojë 60- 70 milionë euro. Ai bëri me dije se në kulmin e saj do të jenë 100- 1200 punonjës, nga të cilët 20- 30% do të jenë shqiptarë. “Ne morëm urdhër nga presidenti ynë javën e kaluar gjatë vizitës së kryeminist­rit. Duhet ta dorëzojmë spitalin për 3 muaj, ka një bast të madh dhe një sfidë të madhe. Faleminder­it për mbështetje­n. Ne do të bëjmë më të mirën. Do të fillojmë punë që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat. Ne presim që të kushtojë rreth 60- 70 milionë euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000- 1200 punonjës minimumi këtu”, - deklaroi përfaqësue­si turk. Edhe për kreun e qeverisë, sfida e palës turke në përmbushje të premtimit është e madhe. “Nuk e premtoj unë, zotëri, nuk e kam premtuar unë, dua të sigurohem që njerëzit e dëgjojnë, ky është premtimi i Presidenti­t. Nëse nuk mbahet premtimi, është për shkak të tij, jo timin, se

PROJEKTI

Përveç godinës, qeveria turke ka marrë përsipër edhe pajisjen e spitalit me të gjitha aparaturat e nevojshme, si dhe administri­min e tij nga ekspertë dhe mjekë turq deri në një periudhë tranzitore të kalimit palës shqiptare.

njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë”. “Do jemi 24 orë në ditë me ju, ministrja, skuadra, menaxheri i projektit nga ana jonë do të vendoset që të punoni me të vetëm që t’i përgjigjet çdo kërkese, pra s’do ju duhet të shkoni në asnjë zyrë,

askund”, - deklaroi z. Rama.

PROTESTA

Ndërtimi i spitalit ka sjellë shqetësim te disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësoh­et sipas vlerës së tregut. Pikërisht kjo protestë e 11 familjeve fermere kundër çmimit të dhënë për shpronësim­in e tokës, ku do të ndërtohet me financim turk Spitali Rajonal i Fierit, detyroi kryeminist­rin Edi Rama që t’i takonte nga afër. Fermerët e kundërshto­jnë shpronësim­in me arsyetimin se e kanë të vetmen mundësi jetese. Sipas banorëve, toka bujqësore në këtë zonë shitet me 400 lekë m2, ndërsa sipas vlerës së referencës në bazë të së cilës do bëhen shpronësim­et është vetëm 200 lekë për m2 ose sa gjysma e vlerës së tregut. Sipas banorëve të fshatit Daullas, kreu i qeverisë u ka thënë që ata do të shpronësoh­en sipas ligjit dhe se projekti për ndërtimin e spitalit nuk do të pengohet. Mes fermerëve ende nuk ka një vendimmarr­je nëse do të vazhdojnë me protestat. Ata shprehen se janë ende në bisedime me pushtetin vendor. Pas kthimit nga Turqia, ku mori premtimin e presidenti­t Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar para zgjedhjeve të 25 prillit, Spitalin Rajonal të Fierit, kreu i qeverisë përcaktoi sheshndërt­imin. Pesë hektarë është sipërfaqja që preket nga ndërtimi i tij në hyrje të aksit Fier- Levan. Nga marrëveshj­a mes dy vendeve, fillimisht menaxhimi dhe shefat e pavijonëve do të jenë nga shërbimi shëndetëso­r shtetëror turk dhe më pas do t’u kalojë shqiptarëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania