Gazeta Shqiptare

“Spitali i Fierit elektoral”, Vasili publikon videon: Çfarë tha Subashi 4 vite më parë

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili publikoi dje një deklaratë të kryebashki­akut të Fierit, Armando Subashi, sipas të cilit daton 4 vite më parë, kur vetë drejtuesi lokal thoshte se do të ndërtohej shumë shpejt Spitali i Fierit bashkë me një Universite­t të Mjekësisë. Tashmë 4 vite më vonë, Spitali i Fierit do të ndërtohet nga Turqia për 3 muaj, dhe Vasili i shtron pyetjen Ramës se çfarë interesi i fshehtë e pengoi që të fillonte ndërtimin vetë 4 vite më parë. Madje Vasili e pyet Ramën edhe nëse do të ndërtohet një Universite­t i Mjekësisë në Fier, siç ka premtuar Subashi atëherë. “Katër vjet më parë, kreu i Bashkisë Fier Subashi deklaronte publikisht se në Fier do të ndërtohej një nga spitalet më të mëdhenj në Ballkan, që sipas premtimit të Ramës fillonte ndërtimi shumë shpejt. Subashi konfirmon qe do të ndërtohej edhe Universite­t Mjekësie në Fier. Tani po ky Ramë del e na flet për një spital elektoral, që do ta bëjnë turqit për tre muaj. Na thotë edhe që spitalin publik Fier do ta administro­jnë turqit. 1. Po premtimi që i kishte dhënë Rama Subashit disa vjet më parë se Spitali i Fierit do fillonte shumë shpejt, ku vajti? 2. Cili interes i fshehtë e pengoi Ramën, që nuk e filloi ndërtimin e Spitalit të Fierit katër vjet më parë, pasi kishte paguar edhe mijëra euro nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësi­së për projektin e spitalit ‘ Atelier 4’ për ta bërë? 3. A do të jetë spitali elektoral turk i Fierit një nga më të mëdhenjtë e Ballkanit, siç ka deklaruar Kryetari i Bashkisë Fier Subashi? 4. Po Universite­ti i Mjekësisë në Fier, do të ngrihet? Nëse ka një gram turp, Edi Rama duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, - shprehet z. Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania