Gazeta Shqiptare

‘ Rama ka frikë’, ish- deputetja e LSI: Garda dhe policia kanë rrethuar pronën private

“Nuk bëhet transparen­cë për marrjen e vendimeve”

-

Ish- deputetja e LSI- së, Kejdi Mehmetaj shprehu shqetësimi­n për praninë e Gardës dhe Policisë së Shtetit në Mbrostar- Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private. Ajo përmendi se shqetësimi ka ardhur nga banorë të zonës, të cilët shprehen se policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur. Mehmetaj u bën thirrje Gardës dhe Policisë së Shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private. “Pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradë­s na kanë kontaktuar të shqetësuar, pasi Garda dhe Policia e Shtetit nën kërcënime nuk i lejojnë të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur. Po ashtu edhe gazetarëve u është kërkuar të largohen për të mos transmetua­r live ngjarjen. Pse trembet Edi Rama nga pronarët e tokës? Pse nuk pranon të komunikojë me ta publikisht? Pse nuk ndjek rrugën institucio­nale dhe ligjore për zhvillimin e projekteve? Pse kërcënohen qytetarët? Pse nuk bëhet transparen­cë mbi marrjen e vendimeve? Me kë u konsultua Rama përpara se t’i vinte gishtin asaj toke? Kush janë ekspertët e shëndetit publik dhe urbanistik­ës që e kanë sugjeruar atë tokë bujqësore, nën nivelin e autostradë­s dhe me lagështi si vend të përshtatsh­ëm për ndërtimin e një spitali? U bëj thirrje Gardës dhe Policisë së Shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private, të mbrojnë të drejtën e tyre për t’u informuar e të drejtën e medias për të transmetua­r e informuar publikun”, - tha Mehmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania