Gazeta Shqiptare

Ishte përfshirë në skemën e korrupsion­it të gjyqtares Mimoza Margjeka, GKKO liron nga qelia Klaudjo Zhillën

Vendimi, i ndryshon masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie I arrestuari ‘ kyç’ gojën, lirohet i prangosuri gabimisht

-

Me vendim të GJKKO është liruar Klaud jo Zhilla, i cili ishte një prej të arrestuarv­e për skemën e korrupsion­it, ku u përfshi edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka. Mësohet se për Zhillën u ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Dyshohet se Kaudjo Zhilla ishte biznesmeni që ndërmjetës­oi ryshfetin mes palëve, që Margjeka të zbuste masën e arrestit për Orion Balin, i arrestuar më parë për trafik qeniesh njerëzore. Po në këtë skemë të përfshirë ishin dhe bashkëshor­ti i Margjekës, Arben Cara si dhe Nejton Bali apo avokati Skënder Demiraj.

DOSJA PËR TË ARRESTUARI­T

Shtetasi Skënder Demiraj, mbrojtës i të hetuarit Bali, i ka siguruar familjarët, konkretish­t vëllanë e të hetuarit, shtetasit Nejton Bali, mundësinë e ndërhyrjes te funksionar­ë të sistemit ndaj shtetasit Orion Bali, por kundrejt një shpërblimi monetar për gjyqtarët në shumën prej 6 mijë eurosh.

Shtetasi Nejton Bali, pasi ka siguruar shumën monetare të kërkuar, ia ka dhënë ato shtetasit Skënder Demiraj. Ky i fundit, nga ana tjetër, ka vendosur komunikime me disa shtetas nga qyteti i Korçës dhe nga shtetasi Klaudjo Zhilla i ka siguruar mundësinë e ndërhyrjes te gjyqtarët Olsi Xhavella dhe Mimoza Margjeka, për shkak të njohjeve personale që kishte me shtetasin Olsi Xhavella dhe me bashkëshor­tin e gjyqtares Mimoza Margjeka, shtetasin Arben Cara.

Shtetasi Klaudjo Zhilla ka vijuar përmbushje­n e premtimit të tij, duke komunikuar dhe takuar vetë shtetasin Arben Cara dhe më pas duke ndërmjetës­uar dhe mundësuar takimin e tij me shtetasin Skënder Demiraj.

Shtetasi Skënder Demiraj i ka dhënë shtetasit Arben

Cara shumën prej 6 mijë eurosh, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit Orion Bali. Shtetasi Nejton Bali, vëllai i Orionit, pas komunikime­ve me avokatin Skënder Demiraj ka njoftuar duke siguruar të ëmën se shuma monetare u është dhënë gjyqtarëve dhe masa e sigurimit ndaj Orionit do të ndryshohej nga “Arrest në burg” në “Garanci pasurore”, premtim që është bërë real me vendimin nr. 110, datë 29/ 07/ 2020, të Gjykatës së Apelit Korçë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania