Gazeta Shqiptare

U kap me armë në çantë, çohet për gjykim dosja e Fjolla Morinës, akuzohet për trafik armësh

-

KUKËS

– Gjykata e Rre thit në Kukës ka dërguar për gjykim dosjen e këngëtares Fjolla Morina. Mësohet se këngëtarja akuzohet për kryerjen e veprave penale “trafik i armëve” dhe “municion ushtarak”, ndërkohë që ka pushuar hetimi për biznesmeni­n Fisnik Syla dhe shoqëruesi­n e tyre, Fitim Muji. Ndërkohë që avokatja e këngëtares Aurora Guska, i ka kërkuar togave të zeza, që vendimi për Morinën të merret me gjykim të shkurtuar. Kjo pasi Guska pretendon se çështja mund të zgjidhet në themel në gjendjen që janë në aktet. Në seancën e djeshme, Morina pranoi se armën nuk e mbante për qëllim trafikimi dhe as për fitim, por e kishte dhuratë nga një mik që nuk jetonte më. Duke u qëndruar kështu “besnike” versioneve të para që ka dhënë. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u mor e pandehur nga Prokuroria e Kukësit për “trafik armësh zjarri”. Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësish­t se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjës­itë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më. Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelë­s që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania