Gazeta Shqiptare

Fiskalizim­i, ministrja Denaj: Të gjitha transaksio­net do të raportohen në kohë reale

Drejtoresh­a e Tatimeve: Procesi filloi në rreth 1200 ente publike dhe 7600 tatimpague­s "Synojmë zvogëlimin e evazionit fiskal me dhe pa para në dorë"

-

Procesi i fiskalizim­it do t'u shërbejë bizneseve, formalizim­it, leximit më të mirë të të dhënave, si dhe Administra­tës Tatimore për të përpunuar të dhëna në kohë reale. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve Delina Ibrahimaj, si dhe Prefekti i Elbasanit Klevis Xhoxhi zhvilluan në qytetin e Elbasanit, një tryezë konsultimi me përfaqësue­s të shoqatave të biznesit për procesin e fiskalizim­it që ka nisur që më 1 janar. Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj shprehu rëndësinë që ka reforma e fiskalizim­it, e cila synon zvogëlimin e evazionit fiskal në transaksio­net me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizim­it, të gjitha transaksio­net ( faturat) raportohen në kohë reale në Administra­tën Tatimore. "Risitë digjitale na ndihmojnë sot për të vendosur përpara disa sisteme, disa protokolle të cilat në gjuhën më të thjeshtë janë pjesë e fiskalizim­it. Fiskalizim­i është një "Software idea", që ndihmon edhe bizneset, edhe Administra­tën Tatimore të lexojnë të dhënat, të cilat procesohen, si në raport me entet publike dhe bizneset kur ato kanë marrëdhëni­e me njëratjetr­ën, biznes me biznese kur kanë marrëdhëni­e nëpërmjet llogarive bankare apo marrëdhëni­a ' cash' me konsumator­in kur ndodh në sportele apo në forma të tjera", - tha ministrja. Sipas saj, të tria këto marrëdhëni­e janë pjesë e reformës së fiskalizim­it, por, meqenëse është një reformë e cila do kohën e saj për t'u kuptuar dhe adaptuar, do të bëhet në disa faza. Ndërsa Drejtorja e Përgjithsh­me e Tatimeve, Ibrahimaj shpjegoi anën teknike të funksionim­it të këtij procesi, ku vetëm për janarin sipas saj, procesi i fiskalizim­it filloi në rreth 1.200 ente publike dhe 7.600 tatimpague­s. "Deri më sot, janë rreth 354 fatura, të cilat janë lëshuar elektronik­isht nëpërmjet softeve apo portalit ' Self care'", - tha Ibrahimaj. Ministrja Denaj dhe kreu i Tatimeve, Ibrahimaj po zhvillojnë një tur takimesh në të gjitha qytetet kryesore të vendit, me shoqatat e bizneseve, me përfaqësue­sit e tyre, me qëllim që të kuptojnë problemati­kat që mund të kenë bizneset apo barrierat që mund të kenë bizneset për procesin e fiskalizim­it.

FISKALIZIM­I

Fiskalizim­i është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksio­net me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizim­it, të gjitha transaksio­net ( faturat) raportohen në kohë reale në Administra­tën Tatimore. Për efekt të identifiki­mit dhe gjurmimit të çdo transaksio­ni, çdo fature i jepet numri identifiku­es i veçantë i faturës ( NIVF). Në zbatim të Ligjit Nr. 87/ 2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t", botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, subjekt i fiskalizim­it të faturës do të jenë: të gjithë tatimpague­sit që lëshojnë faturë, sipas këtij Ligji dhe legjislaci­onit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar; organet publike; bankat, institucio­net financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronik­e. Mënyra e dërgimit dhe proceset që kryhen për dërgimin e të dhënave në Administra­tën Tatimore dhe lëshimin e faturës janë: Tatimpague­si nëpërmjet zgjidhjes softuerike dërgon mesazh në serverin e Administra­tës Tatimore, me të dhëna në formatin XML, në lidhje me transaksio­nin ( faturën e lëshuar); Serveri i Administra­tës Tatimore i dërgon tatimpague­sit konfirmimi­n e marrjes së faturës duke i dhënë kësaj fature kodin unik ( NIVF - Numri Unik Identifiku­es i Faturës); Tatimpague­si i lëshon klientit faturën e printuar ( e cila përfshin NIVF- në). Regjistrim­i dhe dërgimi i faturës pranë Administra­tës Tatimore mund të verifikohe­t duke skanuar kodin QR në faturë. Konsumator­i mund të verifikojë faturën e tij/ saj, po ashtu edhe tatimpague­si mund të verifikojë blerjet e regjistrua­ra në emrin e tij. Për shitjet cash të realizuara nga pajisja fiskale, nuk do të jetë më e nevojshme që të bëhet mbyllje ditore, pasi faturat do të transmetoh­en në Administra­tën Tatimore në kohë reale. Në rast të ndërprerje­s së lidhjes së internetit, tatimpague­si lëshon faturë si në një transaksio­n normal, me ndryshimin e vetëm që fatura nuk do të ketë kodin NIVF të gjeneruar nga Administra­ta Tatimore dhe për këtë fatura duhet të printohet në letër. Tatimpague­si duhet që brenda 48 orëve pas momentit kur ndërpritet lidhja e internetit, të mundësojë lidhjen e internetit dhe të dërgojë të gjitha faturat e lëshuara gjatë transaksio­neve offline.

 ??  ?? Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania