Gazeta Shqiptare

Nga divorci i prindërve te jetimorja, dramat e 34- vjeçares: Si më dështoi martesa me burrin se pinte drogë

HISTORIA/ Flutura Sefa në “News24”: Halla më mori shtëpinë Përmbytjet, Lezha dhe Shkodra dy zonat më të prekura, banorët: Po na cofin bagëtia, me to mbajmë shpirtin gjallë

-

Në momentin kur prindërit ndahen nga jeta për fëmijët është një shok emocional dhe si asnjëherë më parë kanë nevojë për të afërm, që t’i ngushëlloj­në e t’u bëhen krah. Por, për personazhi­n e djeshëm në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”, ky shok ka qenë edhe më i rëndë. Pas humbjes së babait, ajo e gjeti veten në rrugë, pasi halla i mori shtëpinë. Kjo është historia e 34- vjeçares Flutura Sefa, e cila edhe para kësaj ngjarjeje ka jetuar një jetë plot drama. Me prindër të divorcuar sa në dyer të Shtëpisë së Fëmijës e sa në derën e babait, Flutura u rrit me idenë për të pasur një familje. Kështu, u martua kur ishte vetëm 15 vjeçe, por kjo martesë zgjati vetëm pak dhe Flutura e gjeti veten sërish vetëm, por tashmë duhej të kujdesej edhe për të birin, i cili ka nevoja të veçanta. Rrugëve të emigrimit, bashkëjete­sa të dështuara dhe shumë sfida e bënë Fluturën të kthehej në shtëpi. Por, tashmë ajo nuk ishte e saja. Ishte viti 2006, kur halla i përplasi derën në fytyrë dhe i tha se ai prag nuk i përkiste më.

Flutura: Prekem sepse jam rritur në një jetë mizerie dhe e pambrojtur. Zoti të sjell sfida. Vihem në siklet se nuk kam njerëzit e mi në krah.

Evis Ahmeti: E mban mend divorcin e prindërve?

Flutura: Jo, isha e vogël 1 ose 2 vjeçe. Gjykata një fëmijë ia dha mamit dhe mua babit. I kam takuar mamin dhe motrën. Nuk më kanë penguar.

Evis Ahmeti: Si e mban mend babain?

Flutura: Për mua ka qenë shumë i mirë. Por, ishte i alkoolizua­r. Mua s’më mbante dot, se isha femër e më çoi ca vite në jetimore. Më ka dashur shumë.

Evis Ahmeti: Pse nuk shkove te nëna por në jetimore?

Flutura: Sepse nuk më pranoi njerku. Mami u mundua, por nuk mundi. Kishim varfëri ekstreme.

Evis Ahmeti: Si e përjetove vajtjen atje?

Flutura: Shumë keq. Erdhi një furgon. Isha

MARTESA

Flutura Sefa u martua kur ishte vetëm 15 vjeçe, por kjo martesë zgjati vetëm pak dhe Flutura e gjeti veten sërish vetëm, por tashmë duhej të kujdesej edhe për të birin, i cili ka nevoja të veçanta. Rrugëve të emigrimit, bashkëjete­sa të dështuara dhe shumë sfida e bënë Fluturën të kthehej në shtëpi. Por, tashmë ajo nuk ishte e saja. Ishte viti 2006, kur halla i përplasi derën në fytyrë dhe i tha se ai prag nuk i përkiste më.

zbathur. U shtriva në tokë. Isha e lidhur me babin. Ulërija dhe qaja, nuk doja të ikja. Ditët e para e kisha shumë të vështirë. Pastaj u mësova. Për 3 vite babin s’e pashë. Askush nuk vinte të më takonte. Kohët e fundit vinte mami më takonte. U jam mirënjohës­e atyre institucio­neve që më morën. S’e kisha parë kurrë atë jetë, ato lodra e atë shkollim. Mami erdhi më mori pas 3 vitesh. Por nuk qëndrova në shtëpinë e saj, sepse njerku nuk më donte. Nuk doja t’i prishja martesën mamit dhe ika te xhaxhai.

Evis Ahmeti: Si reagoi babai kur të pa?

Flutura: I shkova në shtëpi, e takova, është habitur kur më pa aq të rritur. U ul në gjunjë dhe më puthte du

art.

Evis Ahmeti: Pse u martove 15 vjeçe?

Flutura: Sepse doja një përkrahje. Ndihesha vetëm dhe doja të krijoja një familje. Nuk doja t’i bëhesha pengesë as mamit, as babit.

Evis Ahmeti: Pse nuk funksionoi?

Flutura: Sepse burri përdorte lëndë narkotike. Bëra sakrifica për të, sepse e çova edhe në spital. Doja të ndryshonte, por ai vazhdoi. E lashë dhe pak më vonë ai vdiq.

Evis Ahmeti: Në 2006- ën babai yt ndërroi jetë. Si e more vesh?

Flutura: Më thanë ‘ hajde se është shumë rëndë’. Hyra në shtëpi, pashë që kishte njerëz. Kur më thanë ‘ të rrosh vetë’, më ka rënë të fikët. E kam përjetuar

shumë keq.

Evis Ahmeti: Si janë marrëdhëni­et e tua me hallat?

Flutura: Mirë i kemi pasur, sepse ato kishin shtëpinë e tyre. Konfliktet nisën më vonë, kur ato nxorën dhe fëmijët jetimë të xhaxhait jashtë për të marrë pronën.

Përballja me hallën ” Unë jam Rita Ymeri. Kam jetuar 29 vjet me nënën. Kur vdiq babai, e kam pleqëruar unë. Kisha 2 jetimë dhe mami më tha ‘ shite shtëpinë dhe hajde jeto me ne’. Remazan Sefa e ka atë shtëpi, është e paprivatiz­uar. Mami ma ka lënë me një prokurë. Ajo vajzë që keni në studio doli nga Shtëpia e Fëmijës 17 vjeçe. I thashë ‘ do të të rris e martoj unë’. Por kjo nuk ma diti”.

Pakësimi i reshjeve të shiut ditën e djeshme ka çuar në përmirësim­in e situatës. Niveli i reshjeve ka ardhur në rënie, duke bërë kështu që në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat të ketë rënie të nivelit të ujit e për pasojë, një ‘ çlirim’ për banorët e zonës. Por situata nuk është kaq e mirë në të gjitha zonat. Problemati­ka ka në Lezhë, ku sipas Bashkisë janë më shumë se 2600 hektarë tokë nën ujë. Tokat bujqësore të Torovicës dhe Zadrimës vijojnë në pjesën më të madhe të jenë në ujë, ndërsa hidrovori i Balldrenit nuk po punon me kapacitet të plotë, pasi një pompë është jashtë funksioni. Nga ana tjetër, në Torovicë, shembjet e dherave rrezikojnë rreth 10 banesa, ndërsa 2 prej familjeve janë evakuuar që natën e mbrëmshme nga Shtabi i Emergjenca­ve Civile. Në Lezhë janë evakuuar edhe 30 familje që u janë dëmtuar banesat dhe tokat. Banorët e Torovicës u shprehën dje për “News24” se përmbytje si këto janë regjistrua­r veç para 20 vitesh. Por përveç tokave bujqësore, uji u ka dëmtuar banorëve edhe ushqimin e dimrit për bagëtitë. Një banore apelon për ndihmë përmes kamerës së “News24”: “Shumë keq është situata. Kam 500 krerë bagëti, se si do e përballojm­ë dimrin s’e di. Për ne s’përgjigjet askush. Të paktën të marrim një fije jonxhë, se s’kemi ku i çojmë bagëtitë. S’di ku me u drejtu. S’na ka ardh kush me na pa, kemi 3 apo 4 ditë me këtë gjendje. Uji po shtohet përditë. Po mbaroi bagëtia, cofim edhe ne bashkë me to, se ne me to mbahemi”. Ndërsa në Shkodër janë 1903 hektarë tokë të përmbytura. Në Shkodër vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta dhe niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm.

Një nga banorët në Shkodër ka treguar edhe se gjëja e gjallë i është mbytur për shkak të vërshimit të ujit, konkretish­t derrat që ai kishte. Ndërkohë, në qytetet e tjera si Berat, Gjirokastë­r, Elbasan dhe Fier nuk raportohet për problemati­ka të shkaktuara nga reshjet e shiut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacio­n në lidhje me akset rrugore që pësuan dëmtime gjatë ditëve të përmbytjev­e, teksa shkruan se tashmë aksi Kukës- Pukë është i kalueshëm, ndërkohë që po vijon puna për mirëmbajtj­en e akseve të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania