Gazeta Shqiptare

Mosdeklari­mi i automjetit 35 mijë euro ngre pikëpyetje për gjyqtarin e Apelit Tiranë

Shkëlqim Mustafa: Jam larg pjesës së kalbur të sistemit

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ngriti dy shime për zotërimin e një apartament­i në Tiranë, të padeklarua­r në disa vite, si dhe përdorimin e një automjeti prej 35 mijë eurosh në pronësinë e nipit, por gjyqtari Shkëlqim Mustafa tha se ishte larg pjesës së kalbur të sistemit dhe kërkoi konfirmimi­n në detyrë. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të hënën, më 11 janar, me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, KPK në të tre kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesiona­lizmit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktar­in dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombët­ar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Shkëlqim Mustafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Gjirokastë­r, pozicion që e ka mbajtur deri në ‘ 98- ën. Po atë vit është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, ku e ka ushtruar detyrën deri në vitin 2010. Në vitin 2010, Mustafa u transferua si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

PROBLEMET ME PASURINË

Komisioni konstatoi një sërë problemesh për një apartament me sipërfaqe 126 m2 të ndodhur në një pallat në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, pasuri të cilën Mustafa e ka pasqyruar për herë të parë në deklaratën veting.

Sanxhaktar­i sqaroi se subjekti ka deklaruar se ka lidhur kontratë premtimshi­tje për blerjen e apartament­it nga shtetasi B. N. dhe se i ka dhënë atij shumën 28 mijë euro.

Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Mustafa i ka dhënë një hua prej 38 mijë eurosh shtetasit B. N. në vitin 2010, me afat 2- vjeçar. Sipas KPK- së, gjyqtarit i është kthyer prej huamarrësi­t vetëm vlera 10 mijë euro. Sanxhaktar­i tha se subjektit i janë kërkuar shpjegime se përse huaja nuk është shlyer brenda afatit të përcaktuar. Nga hetimi ka rezultuar se Mustafa dhe B. N. e kanë përpiluar kontratën e huamarrjes një vit pasi është dhënë vlera. Sipas Komisionit, subjekti ka sqaruar se i ka dhënë shtetasit B. N. shumën 28 mijë euro, që përfaqëson vlerën e pakthyer të huasë, si pagesë fillestare për apartament­in, dhe se vlerën tjetër do ta shlyejë me kredi kur të hipotekohe­t në emrin e tij. Në seancë u tha se gjyqtari Mustafa ka

PËRBALLJA ME KPK

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të hënën, më 11 janar, me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, KPK në të tre kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesiona­lizmit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktar­in dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombët­ar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç. deklaruar se jeton në këtë për mobilimin e apartaapar­tament prej vitit 2011, mentit”, pohoi Mustafa, dhe por se nuk ka një marshtoi se kishin rënë dakord rëveshje ku të jetë përcaktuqë vlera tjetër 28 mijë euro e ar se sa është çmimi i apartahuas­ë, të përfaqëson­te pagmentit. esën fillestare për blerjen e

Sanxhaktar­i pohoi se apartament­it në rrugën Mustafa nuk e ka deklaruar “Bardhok Biba” në Tiranë. posedimin e kësaj pasurie “Marrëveshj­a jonë është e gjatë periudhës 2012- 2016 dhe bazuar në 2 akte që kanë detyrimin ndaj B. N., si dhe se qenë të ekspozuara pranë nuk e ka pasqyruar si adresë ILDKPKI”, deklaroi Musbanimi. tafa, dhe theksoi se bëhet

Sipas Sanxhaktar­it, aparfjalë për të njëjtin apartatame­nti rezulton ende në ment dhe jo për dy. pronësi të shoqërisë ndër“Në atë kohë lindën konftuese për shkak të konfliktit liktet midis mikut tim B. N., që ka pasur me shitësin B. N., që ishte një prej katër bashi cili ka qenë një prej bashkëpron­arëve të tokës. Firma këpronarëv­e të truallit ku i futi në konflikt duke u është ndërtuar pallati. Bathënë ‘ ti ke më shumë se zuar në të dhënat se subjekti tjetri’”, sqaroi Mustafa. posedon një apartament prej Sipas tij, për shkak të kon126 m2, ndërkohë që pasuria fliktit të pazgjidhur nuk pase pretenduar e shitësit B. N. qyroheshin në dokumentaë­shtë 108 m2, Komisioni ngre cion sipërfaqet shtesë të përdyshime se Mustafa zotëron bashkëta. “Ne nuk e një pasuri tjetër që nuk i dizotërojm­ë hipotekën tonë het origjina. Sanxhaktar­i për shkak të rrëmujës së krbëri me dije se në ngarkim të ijuar, por asnjëri nuk është B. N. ishin gjykuar tri çëshpa shtëpi. Është jashtë vulltje civile dhe një proces penetit tim pse nuk kam avannal, ku përfshihej edhe aparcuar me aktet e tjera noteritame­nti në fjalë, që rezulton ale”, pohoi Mustafa, dhe i ngrirë si pasuri. pretendoi se kishte qenë

Mustafa tha në seancë se transparen­t. Ai shtoi se kishe kishte sqaruar edhe më te pasiguri se cili do të ishte parë se me B. N. njihej që prej shitësi i apartament­it dhe se vitit 1990 kur kishte qenë stufamilja N. e kishte të pamundent dhe se kishin lidhur më dur të vepronte për një papas shoqëri. Ai shtoi se me suri të ngrirë. Mustafa këmhuamarr­ësin kishte kryer bënguli se kishte jetuar gjatë një akt noterial për blerjen e gjithë viteve në të njëjtën një apartament­i që ai banesë dhe se nuk zotëronzot­ëronte në kryeqytet dhe te sipërfaqe shtesë. Ai tha se se e kishte deklaruar këtë kishte depozituar pranë fakt në vitin 2011 pranë InsKPK- së një deklaratë noteripekt­oratit të Lartë të Deklaale të administra­torit të palrimit të Pasurisë dhe Konflatit që deklaronte se kishte liktit të Interesave, ILDKPjetua­r gjithmonë në të njëjKI. tin apartament. Komisioni

“I kam marrë 10 mijë euro konstatoi se subjekti nuk për shpenzime shëndetëso­re ka deklaruar adresën e banpër bashkëshor­ten time dhe imit gjatë viteve 2010, 2012 dhe 2013, si dhe ka mospërputh­je të adresave të deklaruara gjatë viteve të tjera me dokumentac­ionin e Gjendjes Civile. Mustafa e pranoi mosdeklari­min e adresave gjatë tri viteve dhe e konsideroi si një harresë. Ai shpjegoi se të dhënat në Gjendjen Civile kishin të bënin me pasaportiz­imin që jo domosdoshm­ërisht tregonin adresën e banimit.

Komisioni konstaton se gjyqtari Mustafa nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike dhe në atë veting posedimin e një autoveture tip “Benz”, të blerë në shumën 35 mijë euro + 800 mijë lekë vlera e doganës, nga një i afërm i subjektit të rivlerësim­it.

Sanxhaktar­i tha se Mustafa ka poseduar gjatë 7 viteve të fundit këtë makinë që i është dhënë për përdorim me autorizim nga pronari I. M., pa afat. Ajo sqaroi se I. M. e ka blerë këtë automjet në Gjermani, ndërkohë që nuk e ka përdorur. “Rezulton se subjekti i rivlerësim­it e ka përdorur shpesh këtë automjet që prej vitit 2014. Ndërkohë që nuk e ka pasqyruar as në deklaratën veting”, - tha Sanxhaktar­i. Ajo shtoi se subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e I. M. për të blerë këtë mjet dhe ngre dyshime se është pronë e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa.

Mustafa deklaroi në seancë se nuk mund të thuhej se ai përdorte këtë mjet. Ai pretendoi se mjeti i përkiste një të afërmi tjetër, që ishte djali i djalit të xhaxhait dhe jo I. M. Sipas Mustafës, nipi B. M. jeton dhe zotëron prej vitesh aktivitete në Londër.

“Vendosi të blinte një fuoristrad­ë tip ‘ Benz’ dhe pasi kishte pasaportë angleze, e bleu në emër të nipit të tij dhe nipit tim I. M.”, deklaroi Mustafa në seancë.

Ai pretendoi se B. M. kishte pasur të ardhura dhe shtoi se KPK kishte konsiderua­r vetëm të ardhurat e një viti. Mustafa këmbënguli se makina nuk ishte përdorur vetëm prej tij, por edhe nga I. M. Sipas tij, rezultonte se I. M. kishte kryer 7 udhëtime jashtë shtetit me këtë mjet. “Ata e kanë përdorur kur vinin me pushime. Nuk e kam deklaruar, se nuk e kam konsiderua­r për pronën time. Provohet se kompania shitëse ua ka kthyer atyre TVSH- në”, - tha gjyqtari Mustafa.

Gjyqtari Mustafa ka blerë në vitin 1998 një truall me sipërfaqe 500 m2 kundrejt vlerës 150 mijë lekë dhe e ka shitur në 2006- ën në shumën 1 milion lekë. Komisioni vlerëson se Mustafa ka pasur burime financiare të mjaftueshm­e për blerjen e kësaj prone, por evidenton se çmimi i blerjes është i ulët dhe ai i shitjes i lartë. Mustafa tha në seancë se në kohën kur e ka blerë truallin, pavarësish­t se territori ka qenë i orientuar për zhvillim urbanistik, nuk ka pasur infrastruk­turë dhe se çmimi ka qenë real. Ai sqaroi se në vitin 2006 e ka shitur pasi nuk ka pasur më plan për ta zhvilluar. Sipas Mustafës, në momentin e shitjes, zona ishte zhvilluar dhe prandaj ishte rritur edhe vlera e truallit. Për një apartament me sipërfaqe 88.8 m2 të blerë në vitin 2006 në Gjirokastë­r për vlerën 3.7 milionë lekë, Mustafa ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat nga shitja e truallit dhe një kredi në vlerën 3 milionë lekë.

Sanxhaktar­i tha se subjekti ka deklaruar shitjen e kësaj pasurie në vitin 2010 kundrejt vlerës 60 mijë euro. Sipas relatores, Mustafa ka sqaruar se e ka blerë këtë apartament në vitin 2006 nga vjehrri, i cili e kishte blerë më parë për djalin, me të ardhurat e këtij të fundit nga puna në emigracion. “Nuk provohet që apartament­in ta ketë blerë vjehrri apo kunati i subjektit. Gjithashtu mbeten të paprovuara të ardhurat e kunatit të subjektit nga puna në emigracion”, - pohoi Sanxhaktar­i. Komisioni konstaton se çmimi i shitjes së apartament­it për vlerën 60 mijë euro është dyfishi i çmimit të referencës në zonën ku gjendet kjo pasuri. Gjyqtari Mustafa këmbënguli në seancë se kishte dorëzuar prova të mjaftueshm­e për të vërtetuar mundësinë financiare të kunatit. Ai pohoi se çmimi i blerjes ishte real.

Lidhur me çmimin e shitjes, subjekti sqaroi se apartament­i ishte shitur i mobiluar dhe me të gjitha pajisjet. Ai solli në vëmendje se kishte depozituar si prova dy vendime gjyqësore për përpjesëti­m pasurie, ku në një rast apartament­i është vlerësuar me të njëjtin çmim dhe në një rast tjetër me vlerë më të madhe. “Mendoj se dy vendimet e gjykatave tregojnë vlerat reale”, - pohoi Mustafa në seancë.

Ai shtoi se kishte depozituar edhe dokumentac­ionin e disa kredive të marra për blerje banesash, ku vlerat janë të përafërta ose të njëjta me çmimin e shitjes së apartament­it nga ana e tij në vitin 2010.

FIGURA DHE PROFESIONA­LIZMI

Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ka dërguar raport pozitiv për gjyqtarin Mustafa pranë Komisionit, duke konstatuar përshtatsh­mërinë e tij për të vazhduar detyrën.

Nga hetimi i kryer prej KPK- së ka rezultuar se prokuroria e Durrësit kishte regjistrua­r procedim penal për “shpërdorim detyre” ndaj Mustafës në vitin 2018 dhe e kishte transferua­r çështjen pranë ishProkuro­risë për Krime të Rënda. Në vijim, SPAK ka njoftuar Komisionin se është vendosur mosfillimi i hetimit për këtë çështje.

Komisioni konstaton se nuk janë gjetur të dhëna për lidhje të mundshme të subjektit me persona të përfshirë në krimin e organizuar, por shton se është verifikuar dhe lidhur me përfshirje të mundshme në veprime të paligjshme. Lidhur me aspektin profesiona­l, në seancë u evidentua një rast, kur gjyqtari Mustafa kishte firmosur vendimin e një çështjeje, edhe pse kishte dhënë më parë dorëheqjen.

Mustafa shpjegoi se sekretarja e relatorit të çështjes në fjalë kishte vendosur në fund të vendimit edhe emrin e tij dhe se firmosja ishte kryer për shkak të rutinës së punës. “Ka qenë një gabimi im, se duhej të kisha qenë më i vëmendshëm në hedhjen e firmës”, - pranoi Mustafa.

Sanxhaktar­i bëri me dije edhe një rast, kur gjyqtari Mustafa kishte liruar një të dënuar nga shkalla e parë, i cili të nesërmen ishte larguar në Itali. “Atij i është bërë pezullimi me kusht i vendimit dhe jo lirimi. Ishte operuar nga zemra dhe i kishte kryer ¾ e dënimit. Fakti që ai ka ikur në Itali nuk e cenon vendimin”, - pretendoi Mustafa. Në përmbyllje të fjalës së tij, gjyqtari Shkëlqim Mustafa kërkoi konfirmimi­n në detyrë. “Jam shumë larg pjesës së kalbur të sistemit të drejtësisë. Kam vetëm një shtëpi dhe një makinë”, - përfundoi ai. KPK njoftoi se do ta shpallë vendimin më 13 janar, ora 09: 15./ ” BIRN”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania