Gazeta Shqiptare

Dita e dytë e fushatës së vaksinimit, 60 epidemiolo­gë marrin dozën e parë të PFIZER

"Personat që kanë kaluar Covid mund ta injektojnë vaksinën"

- Voltiza Duro

Në ditën e dytë të vaksinimit në Sh qipëri, 60 epidemiolo­gë kanë marrë dozën e parë të vaksinës në ambientet e "Air Albania". Brenda dy ditësh, 130 mjekë të dy spitaleve Covid dhe epidemiolo­gë kanë injektuar vaksinën antiCovid. Sipas shefes së departamen­tit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, deri më tani asnjë prej këtyre personave nuk ka shfaqur efekte anësore pas injektimit të kësaj vaksine. "Vaksina ka efekte anësore, të cilat shfaqen zakonisht pas dozës së dytë. Efektet anësore të vaksinës janë një temperatur­ë që mund të shkojë deri në 38, dhimbje muskulare, dhimbje kyçesh, dobësi. Zakonisht këto simptoma zgjasin vetëm dy ditë",- tha Silva Bino. Ekspertët thonë se mbrojtja krijohet që me dozën e parë, por deri atëherë duhet bërë kujdes. "Mbrojtja më e lartë është pas dozës së dytë, megjithëse kemi një mbrojtje 70 deri në 80% pas dozës së parë fillim i mbrojtjes fillon pas javës së dytë",- u shpreh Bino. Shqipëria ka përcaktuar që do të kryejë vaksinimin me skenarin e dy dozave me 3 javë ndërmjet njëra- tjetrës. "Njerëzit do vaksinohen me dy doza dhe dozat i kemi të ruajtura për këta persona që të kenë mbrojte të plotë. Vaksinimi sot njihet në lidhje me parandalim­in e vdekshmëri­së dhe parandalim­in e uljes së peshës në spitale. Aktualisht nuk kemi të dhëna të sakta në lidhje me transmetue­shmërinë, pra sa e ndalojnë transmetue­shmërinë në publik. Personat që kanë kaluar Covid mund ta injektojnë vaksinën sepse e para nuk e dinë nivelin e mbrojtjes dhe ne s'e dimë se sa të mbrojnë këto kundër

trupa. Njerëzit që kanë alergji nga produktet kozmetike merren në konsiderat­ë",- tha Bino. Edhe ministrja Manastirli­u shtoi se

vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim. "Dita e djeshme ka vajtur mirë.

EFEKTET

"Vaksina ka efekte anësore, të cilat shfaqen zakonisht pas dozës së dytë. Efektet anësore të vaksinës janë një temperatur­ë që mund të shkojë deri në 38, dhimbje muskulare, dhimbje kyçesh, dobësi. Zakonisht këto simptoma zgjasin vetëm dy ditë",- tha Silva Bino.

Kemi vaksinuar 50 mjekë dhe infermierë. Kemi serinë tjetër të mjekëve dhe infermierë­ve, të dy spitaleve COVID, "Shefqet Ndroqi"- t dhe

Infektivit, pastaj vazhdojmë me treshin dhe katrën, por paralelish­t, sot kemi filluar vaksinimin edhe të epidemiolo­gëve. E kemi nisur tek

ata të Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës e më pas në gjithë Shqipërinë", - informoi ministrja Manastirli­u. Vaksina Pfizer është siguruar që të ruajë të gjitha karakteris­tikat e saj falë edhe ndjekjes me përpikmëri të procedurav­e të ruajtjes së saj në frigorifer­ë. "Vaksina ka ruajtur të gjitha karakteris­tikat e zinxhirit ftohës. Vjen nga Instituti i Shëndetit publik ku ruhet në frigorifer­in - 80 gradë dhe sillet këtu", - u shpreh ministrja e Shëndetësi­së. Ndërkohë që Kryeminist­ri teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre. "Faleminder­it për punën se keni bërë punë të jashtëzako­nshme dhe keni qenë në risk gjatë gjithë kohës",- i tha ai një prej epidemiolo­geve që po merrte dozën e vaksinës në ato momente. Vaksinat antiCovid po mbahen në kushtet e ngrirjes në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo transporto­het në mjediset e stadiumit ku po kryhet procesi në temperatur­ën plus 2 deri ne plus 8 gradë. Pas hapjes së flakonit ai reziston deri në 2 orë në temperatur­ën e ambientit dhe 5 orë nëse ruhet në kushte frigorifer­ike plus 2 plus 8 gradë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania