Gazeta Shqiptare

Dokumenti/ Gjermania, vendi që siguroi 975 dozat e para të vaksinës për Shqipërinë

Vaksina PFIZER BioNTECH është tërhequr dorazi

-

Vaksina

anti- covid që ka mbërritur dhe po aplikohet në Shqipëri është prodhim gjerman i kompanisë Pfizer. Rama e përmendi dje në stadiumin ' Air Albania' emrin e kompanisë prodhuese, por sërish nuk tha gjë për as vendin prodhues dhe as për atë që i ka dhuruar vaksinat. ' BalkanWeb" ka siguruar dokumentet e zhdoganimi­t të 975 dozave të para, ku vërehet se vendi i origjinës dhe i eksportit është Gjermania, ndërsa që pjesa tjetër e produkteve, shiringat, aget dhe substancat shoqëruese kanë adresën e shtetit fqinj, Itali. Sasia e vaksinave ka hyrë në datën 11 janar nga aeroporti i Rinasit, dorazi dhe është marrë në dorëzim nga një kompani shqiptare, por ende mbetet mister emri i shtetit që i dhuroi këto vaksina. Në konferencë, kryeminist­ri Rama tha se nuk do ta tregonte emrin e tij, për shkak të ruajtjes së konfidenci­alitetit. Në dokumentet që disponon ' BalkanWeb' thuhet se vendi i prodhimit të vaksinës është Gjermania, më saktë fabrika "PFIZER BioNTECH MANUFACTUR­ING GMBH, GERMANY" dhe ajo është tërhequr

VAKSINAT

Sasia e vaksinave ka hyrë në datën 11 janar nga aeroporti i Rinasit, dorazi dhe është marrë në dorëzim nga një kompani shqiptare, por ende mbetet mister emri i shtetit që i dhuroi këto vaksina. Në konferencë, kryeminist­ri Rama tha se nuk do ta tregonte emrin e tij, për shkak të ruajtjes së konfidenci­alitetit.

dorazi nga autoritete­t shqiptare. Shqipërisë, sipas asaj çka shkruhet në dokument i janë dorëzuar 195 flakonë të vaksinës, një prej të cilëve përmban 5 doza vaksinë anti Covid.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania