Gazeta Shqiptare

Rritet numri i testimeve, 656 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

"258 pacientë të shtruar, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 të intubuar" Ministria e Shëndetësi­së: 5 humbje jete të moshës 51- 78 vjeç

- Voltiza Duro

Në 24 orët e fundit janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. "Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastë­r, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamzë dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Përrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastë­r, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës",- bën me dije Ministria e Shëndetësi­e. Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë numri i viktimave që kanë humbur jetën nga COVID- 19 në vendin tonë ka arritur në 1252 persona, pas 5 vdekjeve të djeshme. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51- 78 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",- thuhet në njoftimin e MSH- së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu bëri

apel qytetarëve që të respektojn­ë rregullat për të parandalua­r përhapjen e COVID- 19. "Shmangni grumbullim­et dhe ruani distancimi­n fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjienën vetjake. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejto

het qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kon

taktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID- 19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID",- apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania