Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Lufta nuk ka mbaruar, vaksinimi antiCovid i kombinuar për grupet prioritare

-

Ministrja

e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Oger ta Manastirli­u nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambula­ncat e reja të flotës antiCOVID, deklaroi se sfida e radhës është vaksinimi, i cili do të jetë i kombinuar për grupet prioritare. "Lufta ende nuk ka mbaruar. Ne jemi tashmë në sfidën tonë të radhës, atë të vaksinimit antiCovid. Në prioritete­t tona për vaksinimin në fillim të tij si grup prioritar dhe ai më i ekspozuari ndaj këtij virusi të rrezikshëm janë kategoria e mjekëve, infermierë­ve. Kemi filluar me ata të cilët punojnë në spitalet Covid. Gjithashtu, do të vijojmë me vaksinimin e mjekëve, infermierë­ve duke filluar nga shërbimet e urgjencave e më pas duke u shtrirë në të gjithë sistemin tonë shëndetëso­r. Dhe duke vijuar me vaksinimin e kombinuar, edhe më të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe të moshuarit + 75 vjeç", tha Manastirli­u. Gjatë vizitës saj në Fier, Manastirli­u tha se edhe spitali i Fierit ashtu si të gjitha spitalet rajonale në vend kanë në strukturën e tyre pavijone të dedikuara për rastet Covid në rast se do të kemi një hapje të tyre, kjo bazuar në strategjin­ë e hartuar nga ekspertët. "Fakti është që edhe spitali i Fierit, në strukturën e vet ka dedikuar një pavion të posaçëm për rastet Covid, në momentin që do të kemi një hapje të spitaleve rajonale. Dhe pavarësish­t punës që ka bërë që nga momenti i parë për triazhimin dhe trajtimin e rasteve post- covid, ne jemi gati për ato skenarë, të cilët tashmë jemi të përgatitur me të gjithë elementët përkatës të pavijoneve të dedikuara edhe në spitalet rajonale, sipas strategjis­ë që ne kemi bërë", tha Manastirli­u. 36 autoambula­nca të reja, investim i qeverisë shqiptare i janë shtuar flotës antiCOVID për përballimi­n e situatës dhe përgjigjen e shpejtë dhe me cilësi të urgjencave në territor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania