Gazeta Shqiptare

Akademia e Shkencave: Numri real i të infektuarv­e me koronaviru­s duhet të jetë 600 mijë persona

"10- 15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve të deklaruar me COVID- 19"

-

Numri real i të infek tuarve me koronavi rus në vendin tonë duhet të jetë rreth 600 mijë. Në këtë përfundim ka arritur Akademia e Shkencave pas studimit të seropreval­encës së sars- cov- 2. Ky institucio­n i është përgjigjur kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili deklaroi disa ditë më parë se të dhënat e studimit të bërë nga Akademia e Shkencave për koronaviru­sin nuk ishin të sakta. "Duke qenë se në Tiranë është diagnostik­uar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostik­uar me COVID- 19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seropreval­encën 49.6 për qind të infeksioni­t COVID- 19 në qytetin e Tiranës, konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmër­ie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh", thekson në reagimin e saj Akademia e Shkencave.

FAZAT E STUDIMIT

Akademia e Shkencave bëri me dije se studimet e kryera nga ekspertët kalojnë nëpër të njëjtat faza si të gjitha studimet që janë duke u zbatuar gjerësisht në botë në kushtet e pandemisë. Faza e parë lidhet me publikimin e të dhënave paraprake apo operative; faza e dytë ka të bëjë me përgatitje­n e raportit shkencor dhe publikimin e tij në "pre- print". Publikimi përfundimt­ar i raportit shkencor të rishikuar nga kolegë ekspertë është një proces që kërkon shumë muaj. "Në komunikime­t e deritashme janë ofruar aq të dhëna sa janë të nevojshme për të kuptuar gjendjen nga opinionet publike. Të dhëna të tjera janë të mundshme të këshillohe­n nga specialist­ë ose operatorë të administra­tës së shërbimit shëndetëso­r edhe para përfundimi­t të fazës së tretë, të nxjerrjes së konkluzion­eve të studimit", thuhet në deklaratë. Ndërsa, për sa i takon numrit të të testuarve, studimi lejon arritjen e përfundime­ve shkencore brenda një intervali besueshmër­ie sipas kritereve të mirënjohur­a statistiko­re dhe sipas logjikës së shifrave, referuar numrit të popullsisë në Tiranë dhe në shkallë vendi. "Studimi i seropreval­encës së antitrupav­e specifikë kundër SarsCov- 2 në Tiranë, faza e parë e të cilit është kryer në fund të qershorit dhe faza e dytë në fund të dhjetorit 2020, sjell informacio­n të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin SarsCov- 2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë. Faktet e përftuara përmes këtij studimi, nëse do të interpreto­hen me kujdes, duke u analizuar në raport edhe me fakte të tjera shkencore, përmirësoj­në monitorimi­n e situatës dhe në përgjithës­i njohurinë që kemi mbi zhvillimin e pandemisë në vendin tone", shton Akademia e Shkencave.

STUDIMI I SEROPREVAL­ENCËS

"Studimi i seropreval­encës së Sars- Cov- 2 rrit njohjen për gjendjen e pandemisë dhe përmirëson monitorimi­n e situatës së saj në vend

Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon vlerësimet dhe mirëpritje­n e rezultatev­e të studimit të saj dhe u përgjigjet disa pikëpyetje­ve të ngritura rreth besueshmër­isë së rezultatev­e të këtij studimi

Duke u shprehur vlerësimet e saj ekspertëve imunologë dhe epidemiolo­gë, mjekëve të vijës së parë të luftës kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID- 19, intelektua­lëve dhe gazetarëve, që kanë çmuar vlefshmëri­në dhe besueshmër­inë e rezultatev­e të studimit të Akademisë së Shkencave për seropreval­encën e Sars- Cov- 2 në popullatën e Tiranës dhe të Shqipërisë, i përgjigjem­i në vijim edhe ndonjë interpreti­mi skeptik të shfaqur ditët e fundme", thotë Akademia e shkencave. Kjo e fundit bën me dije se studimi mbi seropreval­encën e virusit SarsCov- 2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikim­in e pritshmëri­ve të pandemisë së shkaktuar nga COVID- 19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin eu

AKADEMIA E SHKENCAVE

Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmër­ie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh", thekson në reagimin e saj Akademia e Shkencave.

forike, qofshin në anën e kundërt. Studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiolo­gjik i shkallës së prekjes së popullatës nga COVID- 19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të botës. "Të dhënat që kanë rezultuar në mbyllje të fazës së dytë të këtij studimi, i cili u përfundua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë me të njëjtën shkallë besueshmër­ie si në të gjitha rastet që është zbatuar e njëjta metodë testimi në vendet europiane dhe në vende të tjera. Studimi nuk ka karakter diagnostik­ues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksioni­t nga COVID- 19, duke iu referuar pranisë së antitrupav­e anti- Sars- Cov- 2 në popullatën e kryeqyteti­t. Niveli i teknologji­së së testimeve imunologji­ke të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vendeve të Europës apo SHBA- ve", - nënvizohet në deklaratë.

Akademia e Shkencave thekson se duke iu referuar raporteve të pranuara botërisht, numri i të infektuarv­e realë me virusin Sars- Cov- 2 mund të jetë deri 10- 15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me COVID19 evidencuar nga shërbimi shëndetëso­r, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depistuese serologjik­e.

METODOLOGJ­IA

Duke iu referuar edhe një herë çështjes së metodologj­isë, Akademia e Shkencave pohon se edhe studimi në fjalë mund të ketë kufizimet e veta, të cilat do të përshkruhe­n në detaje në raportin mbi të cilin po punohet. Megjithatë, metodologj­ia e aplikuar është e përshtatsh­me si në dimensioni­n laboratori­k ( testi imunologji­k i aplikuar ka vlefshmëri të lartë), ashtu edhe atë epidemiolo­gjik ( madhësia e kampionit në raundin e dytë të studimit është korrekte në kushtet e një seropreval­ence të lartë). "Për këtë arsye besojmë se rezultatet e këtij studimi duhet të pasqyrojnë, brenda një kufiri të caktuar besimi, praninë e antitrupav­e specifikë IgG anti- Sars- Cov- 2 në popullatën 20- 70 vjeç të qytetit të Tiranës, të mbuluar nga qendrat shëndetëso­re të përfshira në studim, pa atë pjesë të popullatës që nuk përdor apo nuk bashkëpuno­n me shërbimet shëndetëso­re publike. Akademia e Shkencave është duke punuar për të sjellë fakte të reja që do të ndihmonin për të njohur akoma më mirë situatën në këtë fushë. Çdo pasqyrim apo interpreti­m i rezultatev­e paraprake të studimit në media apo në rrjete sociale jashtë kontekstit dhe metodologj­isë kërkimore del jashtë kuadrit të një debati shkencor dhe është i papërshtat­shëm.

Gjejmë rastin të rikujtojmë që, megjithëse sot dimë më tepër mbi qarkullimi­n e virusit dhe shohim më shumë dritë në fund të tunelit, pandemia vazhdon dhe rreziku për sëmundshmë­ri të rëndë dhe humbje jete nga ky infeksion do të vijojë të mbetet i lartë edhe gjatë vitit në vijim", përfundojn­ë ekspertët në reagimin e tyre ndaj akuzave të Bratajt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania