Gazeta Shqiptare

Misteri i arratisjes së Moisi Habilajt, mediat italiane: “shefi” i trafikantë­ve nuk mbante byzylyk elektronik

“Dëshmia e 43- vjeçarit ishte vendimtare për gjyqin e Saimir Tahirit” “Telefoni i tij është i fikur, ishte izoluar në zonën e kontrollua­r nga bosi i Cosa Nostra”

-

Që nga e shtuna e kalu ar, telefoni i tij është i fikur dhe i paarritshë­m”, kështu shkruajnë mediat italiane një ditë pas lajmit të bujshëm të arratisjes së trafikanti­t shqiptar të drogës, Moisi Habilajt, nga një banesë në provincën e Katanias, ku ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. 43- vjeçari shqiptar mbahej në mbikëqyrje, pasi ishte dënuar me 15.5 vite burg nga gjykata e Katanias. Dy ditë më parë, policia italiane ka shkuar për ta rikthyer në burg, ai nuk është gjetur në banesë. MeridianNe­ws

shkruan se Moisi Habilaj e kishte telefonin të fikur që të shtunën, kohë kur ai po qëndronte në një apartament të vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Katania, zonë që për të gjithë Italinë është njohur si territori referues i shefit të Cosa Nostra, Ciccio La Rocca.

Sipas të njëjtës medieje, Habilaj nuk mbante një byzylyk elektronik, siç ndodh rëndom me të dënuarit që lihen në arrest shtëpie. Arratisja e Moisi Habilajt ka zbuluar një skandal në vendimin e gjykatës italiane të Katanias. Gjykata e la nën masën arrest me burg, por në vendimin e saj mungonte perifrazim­i për vendosjen e byzylykut elektronik. Ndërkohë, prokuroria e Katanias ka nisur një hetim se si në këtë vendim nuk e sqaronte se ai duhet të mbante një byzylyk. I njëjti vendim u la në fuqi dhe nga apeli, por pa e vënë re dhe mungesën e byzylykut elektronik. Gjykata e la nën masën arrest me burg, por në vendimin e saj mungonte perifrazim­i për vendosjen e byzylykut elektronik. Ndërkohë, prokuroria e Katanias ka nisur një hetim se si në këtë vendim nuk e sqaronte se ai duhet të mbante një byzylyk. I njëjti vendim u la në fuqi dhe nga apeli, por pa e vënë re dhe mungesën e byzylykut elektronik. Dy ditë pasi telefoni i Habilajt rezultonte i fikur, karabinier­ët trokitën në derën ku ishte izoluar ai, por nuk u përgjigj askush.

MISTERI I ARRATISË

“Misteri i fundit në lidhje

ARRATISJA

Lajmi për arratisjen e Moisi Habilajt u bë publik dy ditë më parë nga autoritete­t italiane, të cilat e kanë shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi pak kohë më parë, përfundimi­sht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Para se të ekzekutohe­j vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “Arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

SKANDALI

Arratisja e Moisi Habilajt ka zbuluar një skandal në vendimin e gjykatës italiane të Katanias. Gjykata e la nën masën arrest me burg por në vendimin e saj mungonte perifrazim­i për vendosjen e byzylykut elektronik. Ndërkohë, prokuroria e Katanias ka nisur një hetim se si në këtë vendim nuk e sqaronte se ai duhet të mbante një byzylyk. I njëjti vendim u la në fuqi dhe nga Apeli, por pa e vënë re dhe mungesën e byzylykut elektronik. Gjykata e la nën masën arrest me burg, por në vendimin e saj mungonte perifrazim­i për vendosjen e byzylykut elektronik.

me trafikanti­n shqiptar të drogës Moisi Habilaj kalon nga një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria, në provincën e Catania, në atë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të Cosa Nostras, Ciccio La Rocca”, shkruajnë mediat italiane. Më tej, në shkrim thuhet se “Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtoj­në ekzekutimi­n e një urdhri ekstraktim­i në Shqipëri, vend në të cilin Moisi Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian. 43- vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pasi kaloi 954 ditë pas hekurave, 43 vjeçari u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi, nga ana e babait për pak më shumë se një muaj”. Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpuno­i me drejtësinë, por nuk u bë

kurrë bashkëpunë­tor i saj. Ai pranoi pjesërisht akuzat, dhe kjo u vlerësua pozitivish­t nga ana e gjyqtarëve, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dënimit, veçanërish­t për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kriminal. E njëjta medie përmend edhe historinë e arrestimit të Habilajt, duke shtuar se dëshmia e tij është vendimtare për procesin gjyqësor ndaj ish- ministrit Saimir Tahiri.

“Habilaj pranoi pjesërisht përgjegjës­inë e tij për veprat penale të kryera, por që nuk e bënë rënien më të rëndë të rrethanave rënduese: atë të të qenit shef. Një hetim nga zyra e prokurorit të Katanias në tetor 2017 zbuloi ekzistencë­n e një kanali të vendosur për furnizimin e drogës dhe armëve midis Shqipërisë dhe Sicilisë, biznes milioner në hijen e klanit Cappello dhe familjes Cosa Nostra dei Santapaola- Ercolano.

Një histori si kaq shumë

përveç që Habilaj është kushëriri i ish- ministrit shqiptar të Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe ai përfundoi i hetuar – më pas i arkivuar – nga zyra e prokurorit të Katanias në dosjen mbi bandën e drejtuar nga 43- vjeçari i cili u arratis. Prokurori publik për krime të rënda në Tiranë u mor, gjithashtu, me politikani­n, duke e dënuar atë me tre vjet për abuzim të pushtetit, por duke e liruar nga akuza për përfshirje­n e tij në botën e trafikut të drogës. Procedimi, megjithatë, nuk është mbyllur ende dhe dëshmia e Habilaj mund të jetë vendimtare”,- shkruhet ndër të tjera në artikull. Lajmi për arratisjen e Moisi Habilajt u bë publik dy ditë më parë nga autoritete­t italiane, të cilat e kanë shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi pak kohë më parë, përfundimi­sht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Para se të ekzekutohe­j vendimi i Apelit, Moisi Habilaj

ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. Dy shqiptarët e tjerë Maridiam

Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatë­s dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania