Gazeta Shqiptare

Mosmirënjo­hja është mëkat, sidomos kur ke trokitur te Shën Pjetri

Për Mustafajn, “Kongoli me letërsinë e tij para e pas 1990- ës, por sidomos pas 1990- ës, ka treguar vlerat e tij si shkrimtar, sepse prova e vërtetë për letërsinë është përdorimi i lirisë”. Certifikat­a e mirënjohje­s iu dha Kongolit me motivacion­in “Për

- Fatmira Nikolli

Datëlindja e 77- të e shkrimtari­t Fatos Kongoli u shënua me një ceremoni të vogël në kohë pand emie pranë Qendrës Kombëtare të Librit. Një prej emrave më në zë të letërsisë shqipe dhe një prej karakterev­e me të rrallë njerëzorë, për të qenit i sinqertë me veten e lexuesit, për standardin e përballjes me të shkuarën dhe për sensin e mirënjohje­s për këdo e në çdo kohë, Kongolit shkrimtar i vishet edhe natyra modeste.

Përkthyesi Edmond Tupja tha se “Kongoli është modest, më tepër se ç’duhet. Magjia e letërsisë është se ai përmes personazhe­ve të ndryshme, jep veti të ndryshme të karakterit të vet”.

Në fjalën e saj, drejtoresh­a e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli, tha se “vepra e Kongolit jep metamorfoz­ën tonë si shoqëri pas 1990- ës”.

Duke çmuar vitaliteti­n dhe imagjinatë­n e Kongolit, shkrimtari Besnik Mustafaj i dorëzoi në emër të Qendrës së Librit një certifikat­ë mirënjohje­je. “Në fakt Pikaso nuk i pëlqente ditëlindje­t, por merrte pjesë në festa me kushtin që mos t’i përmendej mosha. Ndërsa, ne jemi sot me Kongolin, i cili vetëm gjatë këtij viti ka shkruar dy libra. Prandaj ne jemi me Fatosin e ri, plot energji edhe ambicie”, - tha ai.

Për Mustafajn, “Kongoli me letërsinë e tij para e pas 1990- ës, por sidomos pas 1990- ës, ka treguar vlerat e tij si shkrimtar, sepse prova e vërtetë për letërsinë është përdorimi i lirisë”. Certifikat­a e mirënjohje­s iu dha Kongolit me motivacion­in “Për kontributi­n e tij të çmuar në letërsinë shqipe të pas viteve ‘ 90 ku, nëpërmjet një gjuhe të elaboruar dhe një mozaiku të plotë karakteres­h romanore, ka arritur të shpërfaqë dhe të shpjegojë krizën e njeriut modern”.

Autori i romaneve ‘ I Humburi’, ‘ Lëkura e Qenit’, ‘ Jetë në kuti shkrepëses­h’, ‘ Dragoi i fildishtë’, ‘ Bolero në vilën e pleqve’, ‘ Iluzione në sirtar e tjerë’, si edhe dy veprat e këtij viti, ‘ Kapitulli i Amerikës’ dhe ‘ Stinë Pandemie’, në fjalën e tij, u përul me respekt ndaj atyre që ishin të pranishëm.

“Unë kam mësuar se mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjo­hja. Sidomos për një njeri si unë, që është ngjitur lart, ka trokitur te Shën Pjetri dhe je kthyer, atëherë e ke më të qartë mirënjohje­n”, - tha Kongoli. “Jam shumë i emocionuar, nuk e prisja këtë vlerësim dhe ceremoni që po bëhet në këtë kohë pandemie. Falënderoj Zotin, që më jep edhe një ditë të re... Ju falënderoj të gjithëve! Faleminder­it të gjithëve!” - shtoi Kongoli.

Ndërkaq, kineasti Spartak Pecani tha se “Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarët. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Kam në dorë romanin ‘ Lëkura e qenit’, që ka fituar të drejtën për prodhim kinematogr­afik dhe së shpejti nisin xhirimet. Kam jetuar prej 15 vitesh ditë për ditë me të. Jam lumturuar me punën, personazhe­t dhe filozofinë tënde. Çdo ditë fle dhe ngrihem, jetoj me të”. K ongoli nisi të lëvronte letërsi pas studimeve për Matematikë në Pekin e Tiranë dhe punës si gazetar. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime, ndërsa është botuar në disa gjuhë, duke marrë një tjetër përmasë edhe në kinematogr­afi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania