Gazeta Shqiptare

Takimi në KQZ, PD dhe PS pa konsensus për votimin e numërimin elektronik

PD: Të bëhet në Fier dhe Korçë. PS: Vetëm në 1 ZAZ, ka kosto të lartë

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e dhe Partia Socialiste nuk gjetën dje dakordësin­ë mes tyre për testimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit. PS- ja nuk pranon që testimi të bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçë. Për shkak të kostos së lartë, PS- ja pretendon që testimi të bëhet vetëm në një Zonë të Administri­mit Zgjedhor ( ZAZ). Ky testim sipas PS- së, mund të bëhet nga KQZ- ja. Ndërkohë, Partia Demokratik­e i qëndron variantit që testimi të bëhet në Korçë dhe në Fier. Ndërsa në lidhje me votën e emigrantëv­e, nuk ka një vendim përfundimt­ar nga palët, dhe opozita nuk ka një verdikt final as po dhe as jo. PS- ja gjithashtu kërkon disa korrigjime teknike, ndërsa LSI- ja shprehet skeptike për postën. Për votën e emigrantëv­e deri më tani alternativ­a e PS- së është që ajo të bëhet me postë dhe se emigrantët duhet të regjistroj­në fillimisht vendbanimi­n e tyre. Komisioner­i Shtetëror, Ilirjan Celibashi thirri dje në një takim përfaqësue­sit e partive politike për të diskutuar teknologji­në në zgjedhjet e 25 prillit, një risi e këtyre zgjedhjeve parlamenta­re. Socialistë­t u përfaqësua­n në takim nga Eridian Salianji, kurse demokratët nga Ivi Kaso. Identifiki­mi biometrik nuk ka marrë ende vulën përfundimt­are për sa i përket kompanisë që ka shprehur interesin dhe ofertën e saj për pajis

PROPOZIMET

PS- ja nuk pranon që testimi të bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçë. Për shkak të kostos së lartë, PS- ja pretendon që testimi të bëhet vetëm në një Zonë të Administri­mit Zgjedhor ( ZAZ). Ky testim sipas PS- së, mund të bëhet nga KQZ- ja. Ndërkohë, Partia Demokratik­e i qëndron variantit që testimi të bëhet në Korçë dhe në Fier.

MBLEDHJA

Komisioner­i Shtetëror, Ilirjan Celibashi thirri dje në një takim përfaqësue­sit e partive politike për të diskutuar teknologji­në në zgjedhjet e 25 prillit, një risi e këtyre zgjedhjeve parlamenta­re. Socialistë­t u përfaqësua­n në takim nga Eridian Salianji, kurse demokratët nga Ivi Kaso.

jet, që do të kushtojnë rreth 16 milionë euro pa TVSH. Për pilotimin e votimit elektronik, partitë politike ende nuk kanë rënë dakord për zonat zgjedhore, ku PD- ja ka propozuar Korçën dhe Fierin, ndërsa PS- ja Tiranën dhe Korçën. Gjithashtu LSI- ja ka rënë dakord me propozimet e demokratëv­e, kurse Bindja Demokratik­e ka rënë dakord për Tiranën. Sipas PD- së, nuk mund të pilotohet votimi në Tiranë, sepse janë më shumë se 20% e zgjedhësve në rang vendi. Tre muaj e pak nga data e zgjedhjeve, ende nuk është shpallur kompania që do të mundësojë për herë të parë

identifiki­min biometrik. E vetmja që ka shfaqur interes është “Smartmatic”, me një fond limit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej 19 milionë dollarësh. Në fakt, deri më tani qeveria shqiptare i ka mundësuar KQZ- së për identifiki­min biometrik vetëm 20 për qind nga 2 miliardë lekët që ka kërkuar. Procesi i pilotimit është edhe në një fazë më të vonë. Për të Komisioni Rregullato­r ende nuk ka një vendimmarr­je ku do të zbatohet. Deri tani dy partitë kryesore, ajo socialiste sugjeron Korçën ose pjesërisht Tiranën, ndërsa selia blu, Korçën ose Fierin. Për këtë

projekt ende nuk është dhënë asnjë lek nga fondi 1 miliard. Vota e emigrantëv­e, edhe ky një proces i parashikua­r për t’u përmbushur në zgjedhjet e prillit, është në fazë fillestare të diskutimit mes palëve. As mënyra e votimit, as kostoja financiare nuk janë vendosur. Për të tria këto procese që përmbushin detyrimet që imponon Kodi i ri Zgjedhor, përfaqësue­sit e partive do të ulen për të shprehur qëndrimet apo diferencat mes tyre, me qëllimin që gjithçka e arritur në 5 qershor të mos ndëshkohet, jo vetëm për arsye financiare, por edhe dakordësie politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania