Gazeta Shqiptare

PD denoncon mungesën e investimev­e në Shkodër: Ndryshimi vjen me Bashën kryeminist­ër

-

Drejtuesi politik i PD- së në Shkodër, Helidon Bushati dhe kryebashki­akja Voltana Ademi takuan banorë që kanë vuajtur pasojat e përmbytjev­e ditët e fundit. Nga zona e Dajçit, demokratët akuzuan qeverinë se ka braktisur qytetarët duke mos bërë asnjë investim në Shkodër. Banorët denoncuan se qeveria për 8 vite nuk ka hedhur asnjë qindarkë për banorët e përmbytur dhe i ka harruar. “Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë te ne”, - u shpreh njëri prej banorëve. Nga ana tjetër, Helidon Bushati përmendi zotimin e Bashës për të hedhur miliona euro për kanalet kulluese në mënyrë që të evitohen përmbytjet, teksa shton se ndryshimi vjen pas zgjedhjeve me qeverinë e re dhe Bashën kryeminist­ër. “Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërroh­et, papunësia rritet, varfëria ulet këmbëkryq, ata në qeveri trefishojn­ë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi ‘ mjaft!’. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”, – tha Bushati. Edhe kryebashki­akja Voltana Ademi pranoi situatën, duke theksuar se Bashkia ka pastruar e vetme 78% të kanaleve të dyta e të treta, teksa shtoi se mund të ishte bërë shumë më shumë nëse qeveria do e kishte politikë të vetën financimin për kullimin. “Vetëm me investimet e Bashkisë, kemi bërë të mundur në të gjithë territorin e Bashkisë, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kompetencë­n tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”, - theksoi znj. Ademi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania