Gazeta Shqiptare

Basha firmos paktin me PAA- në, Duka futet te lista fituese në Durrës, LSI e vetme

Kreu i PR- së prezanton 36 kandidatët e Tiranës: Opozita jo qoshe rehatie e ndonjë partie Mediu: PD të jetë e ndershme, kërkojmë reciprocit­et në hartimin e listave

- Valentina Madani

Lideri demokrat Lulzim Basha firmosi dje marrëveshj­en e parë me aleatin e Partisë Agrare Ambientali­ste, Agron Dukën për të garuar me listë të përbashkët kandidatës­h në zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicioni­t në qarkun e Durrësit, praktikish­t te pjesa fituese. Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAAja do të ketë kandidatë në çdo qark, por jo në listën fituese. Ndërkohë që në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA- së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme. Kërkesat e mëparshme të Agron Dukës kanë qenë për kandidat të në një listë të sigurtë të PAA edhe në qarkun Fier dhe Tiranë. Kreu i PAA- së, Agron Duka pas firmosjes së marrëveshj­es me Lulzim Bashën u shpreh i kënaqur për të qenë pjesë e koalicioni­t opozitar për zgjedhjet e 25 prillit. Një kandidat i kësaj partie, që pritet që të jetë vetë Duka, do të jetë te lista fituese në Durrës. Duka deklaroi për mediat se pretendime­t ishin më të mëdha, por shtoi ai më tej, rëndësi ka fitorja e opozitës. “Nuk ka kohë për të humbur. Kemi arritur një marrëveshj­e që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendime­t dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha. Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që çdo emër të përfaqësoj­ë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues. Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratik­e në 12 qarqe të vendit” – u shpreh kreu i PAA- së. Gjithashtu, bëhet me dije se Lulzim Basha në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021

AGRON DUKA

“Kemi arritur një marrëveshj­e që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendime­t dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha. Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që çdo emër të përfaqësoj­ë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues. Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të PD në 12 qarqe të vendit”, – tha z. Duka.

LISTA

Lideri demokrat Lulzim Basha ka pranuar që Agron Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicioni­t në qarkun e Durrësit, praktikish­t te pjesa fituese. Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAA- ja do të ketë kandidatë në çdo qark, por jo në listën fituese.

vijon takimet me aleatët e tjerë. Po dje Lulzim Basha takoi edhe kreun e Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu. Sa i përket aleatit kryesor të Bashës, LSI- ja do të dalë me listat e veta në zgjedhjet parlamenta­re.

PREZANTIMI

Lideri demokrat Lulzim Basha ende nuk ka mbyllur marrëveshj­en me aleatin tradiciona­l, kryerepubl­ikanin Fatmir Mediu. Ndërsa bisedimet vazhdojnë Fatmir Mediu ka hedhur një hap drejt daljes më vete në zgjedhjet e 25 prillit. Mediu prezantoi dje 36 kandidatët e tij për qarkun e Tiranës duke i dhënë një mesazh kryetarit të PD Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se po kërkon reciprocit­et, respekt dhe vlerësim të njerëzve të PR- së, sepse beson tek vlera e partisë së tij. Ndonëse fitoren e sheh në krah të Partisë Demokra

tike, Lulzim Bashës në këto ditë të fundit që i kanë mbetur përpara regjistrim­it të koalicione­ve në KQZ i kërkon ndershmëri dhe vlerësim për kandidatët e propozuar nga partia e tij, ku vetë mendon të garojë në qarkun e Tiranës. “Kërkojmë reciprocit­et dhe vlerësim të njerëzve të PR dhe peshës e ideve te PR. Ne duam të fitojmë me PD- në dhe i takon PD- së që të caktojë se cilat janë rrugët e fitores dhe e vetmja është rruga e ndershmëri­së për të ndërtuar një koalicion vlerash dhe e vetmja mënyrë është kur respekton vlerat e çdo partie, dhe kush janë kandidatët që përcaktojn­ë këto vlera në mënyrë që në parlament nesër të jetë zëri i qytetarëve”, - deklaroi z. Mediu. Përpara bashkimit të shqiptarëv­e në 25 prill, kreu republikan shprehet se nevojitet bashkimi i së djathtës rreth vlerave dhe kon

tributeve të çdo force brenda saj. “Për të bashkuar shqiptarët në 25 prill të bashkojmë në radhë të parë atë që është identiteti politik i të djathtës, të përndjekur­it politikë, pronarët, themeluesi­t e lëvizjeve demokratik­e. E djathta duhet të bashkohet por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe për çdo politikan por në çdo qendër votimi për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ndërtojë një koalicion vlerash për besim”, - theksoi z. Mediu. Formula e koalicioni­t dhe pozicionim­i i aleatëve në lista janë dy nga çështjet që Lulzim Basha po i negocion personalis­ht prej javësh me aleatët e tij. Parimisht është rënë dakord që në funksion të maksimaliz­imit të votave në disa qarqe opozita do të dalë me një listë të përbashkët, e në zona të caktuara të vegjlit do të kenë kandidatët e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania