Gazeta Shqiptare

Avantazhi, Kryemadhi: Njerëzit kanë uri të madhe për të ndryshuar gjërat më 25 prill

-

Kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi takoi dje banorët e njësisë 10 në kryeqytet. Gjatë bashkëbise­dimit me ta, Kryemadhi deklaroi se shqiptarët i shprehin dëshirën për të ndryshuar vendin pas 25 prillit, ndërkohë që shton se ata i janë ankuar se shteti është armiqësor ndaj tyre. “Në çdo takim njerëzit përveçse kanë shpresë se do ta ndryshojnë këtë më 25 prill, dhimbja më e madhe që kanë është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Dakord që mund të jetë armiqësor me ju politikanë­t, me ty që je në opozitë më thotë mua, por përse duhet të jetë armiqësor me mua thonë si qytetar, që paguaj taksa, unë e kam votuar, i kam shërbyer këtij njeriu dhe përse ky njeri duhet të jetë armiqësor me mua, përse duhet të më dhunojë, të më gjobisë. Rastin i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milionë lekë për të ëmën te COVID- 2 ka qenë flagrant. Është absurde mënyra se si familjarët nuk mund të komunikoni­n dot me të afërmit e tyre pacientë dhe kjo gjë u faktua dje. Problemi është shteti që duhet të jetë institucio­ni që iu përgjigjet njerëzve, sepse ne prandaj paguajmë taksa dhe kemi vendosur rregulla. Ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve. Megjithatë ajo që e shikoj në të gjitha takimet dhe bashkëbise­dimet është që njerëzit kanë dëshirën e madhe për të ndryshuar këtë realitet dhe ky është një avantazh i madh. Unë në takimet që kam me qytetarët u them që secili nga ne duhet të bindë një familjar, një mik, një shok që të shkojë më 25 prill të votojë, sepse votimi është një nga pikat kryesore të ndryshimit. Ndëshko atë që sillet keq me ty”, - shprehet zj. Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania