Gazeta Shqiptare

Meta kthen ‘ taksën kombëtare’: Ligji është në shërbim të oligarkëve

“Efekti negativ në buxhetin e shtetit prej afro 500 milionë lekësh”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta ktheu dje në Kuvend ligjin, i cili pezullonte pagesën e rentës minerare për 3 vite. Në letrën e gjatë të argumentim­it të kthimit të këtij ligji, kreu i shtetit analizon të gjitha ndryshimet dhe akuzon qeverinë se përmes këtyre ndryshimev­e, keqpërdor pasuritë publike për të mbështetur një grup biznesmenë­sh. “Pasuritë e nëntokës janë pasuri publike pronë e shtetit shqiptar dhe normalisht e gjithë qytetarëve shqiptarë. Shteti përmes këtij ligji, me dashje, heq dorë nga e drejta e tij për të vjelë të ardhurat që i takojnë nga një pasuri që i takon të gjithëve, me qëllimin e vetëm që të favorizojë biznese të caktuar, që aktualisht kanë, apo mund të pajisen me autorizime­t/ lejet për ta shfrytëzua­r atë. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që përmes ligjit, pasuria e shqiptarëv­e, në këtë mënyrë keqpërdore­t për t` u mbështetur një grup i ngushtë biznesesh”, - shprehet presidenti. Një nga argumentet e përdorura në ligj ishte dhe vështirësi­a financiare që po kalon ky sektor për shkak të COVID- 19, por edhe këtu Meta akuzon për diferencim. “Kjo përzgjedhj­e lehtësuese vetëm për një sektor, e mbi të gjitha pa asnjë

ARGUMENTI

Z. Meta argumenton se ky ligj ka si qëllim përjashtim­in nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohe­n në formën e nënprodukt­eve minerare, ndërsa thekson ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milionë lekësh.

PËRJASHTIM­I

Sipas presidenti­t, “Ky ligj ka si qëllim përjashtim­in nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohe­n në formën e nënprodukt­eve minerare ( ferrokromi, koncentrat­et e kromit dhe të bakrit), nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në fund të vitit 2023, dhe aplikimin e normës së rentës minerare në masën 1/ 3, për vitin 2024 e në vijim”.

transparen­cë mbi: numrin e operatorëv­e ekonomikë që operojnë në këtë fushë; nivelin e të ardhurave vjetore që gjenerojnë; kontribute­t që derdhin në buxhetin e shtetit; është një tregues më shumë për trajtim favorizues të subjekteve të caktuar ekonomikë, dhe jo ndërhyr

je për të lehtësuar një sektor, mes shumë sektorëve të ekonomisë që po vuajnë pasojat e pandemisë COVID19”, - thuhet në argumentim­in e kreut të shtetit. Meta argumenton se ky ligj ka si qëllim përjashtim­in nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohe­n në formën e nënprodukt­eve minerare, ndërsa thekson ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milionë lekësh. Sipas Presidenti­t, “ky ligj ka si qëllim përjashtim­in nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohe­n në formën e nënprodukt­eve minerare ( ferrokromi, koncentrat­et e kromit dhe të bakrit), nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në fund të vitit 2023, dhe aplikimin e normës së rentës minerare në masën 1/ 3, për vitin 2024 e në vijim”. Në dekretin për kthimin e ligjit, Meta argumenton se ky ligj do t’i shkaktojë shtet një dëm në buxhet prej 500 milionë lekësh në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore. Kreu i shtetit shprehet se ky ligj është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjej­e të të ardhurave nga renta minerare, duke cenuar parimin e decentrali­zimit dhe autonomisë së këtij pushteti. Në përfundim Meta shton se dy standardet e ndryshme që synohen të aplikohen në këtë ligj, do të sillnin shkelje të parimeve të mbrojtura nga Kushtetuta, një pabarazi në trajtimin e subjekteve ekonomikë, duke favorizuar vetëm disa prej tyre lehtësisht të identifiku­eshëm, si dhe cenim të interesit publik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania