Gazeta Shqiptare

“Histeria për ‘ Sami Frashërin’”, Veliaj: Monika duhet çuar në prokurori për shpifje

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi dje se kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në prokurori duke i cilësuar shpifje akuzat për rindërtimi­n e shkollës “Sami Frashëri”. Gjatë një bashkëbise­dimi me banorë të Njësisë 9, Veliaj tha se fëmijët e tyre i çojnë me studime jashtë vendit, kurse për fëmijët që studiojnë në Shqipëri, jo vetëm që nuk bënë asnjë shkollë kur drejtonin qytetin, por dalin edhe kundër shkollave të reja. “Fëmijët e tyre i kanë në Angli dhe Holandë. Për çfarë iu duhen shkollat këtyre?! Ngritën gjithë atë histeri për shkollën ‘ Sami Frashëri’! Monika duhet çuar në prokurori për shpifje. ‘ Do e ndërtojnë në Paskuqan’ – tha, por Paskuqani është në bashkinë tjetër. Mirë që s’dinë të punojnë, mirë që janë të paaftë, që s’kanë bërë një shkollë në Tiranë edhe kur e qeverisnin bashkë. Kam kaq kohë që i sfidoj: Më thoni një shkollë që keni ndërtuar, por nuk kanë bërë asnjë”, u shpreh Veliaj. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i LSI- së përmes sekretares organizati­ve e LSI- së, Eriona Bixha, e cila theksoi se Veliaj ka detyrim ndaj qytetarëve të Tiranës, ndërsa i sugjeron që mos të merret me propaganda. “Kryemashtr­uesi Erion Veliaj foli nga Njësia Administra­tive nr. 9, për Tiranën e “kuruar” me photoshop që ai poston në rrjetet sociale ( ku dielli lind në perëndim), duke harruar që Tirana e vërtetë është ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastruk­turës, me ekonominë e shkatërrua­r, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse” etj. Si ish- anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës i rikujtoj Erion Veliajt se grupi i këshilltar­ëve të LSI- së ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimes­h konkrete për çdo njësi administra­tive, si edhe për gratë- vajzat dhe të rinjtë”, - shprehet Bixha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania