Gazeta Shqiptare

“Njësoj si me Teatrin”, PD publikon dokumentet: Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe

-

Anëtari

i kryesisë së PD, Enno Bozdo akuzon qeverinë se njësoj si me Teatrin tashmë është radha e portit të Durrësit që t‘ i falet një kompanie arabe. Ndërsa publikon dokumentet e kontratës, Bozdo shprehet se kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektlig­jet ngjajnë si dy pika uji. Sipas tij qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë! “Pas dy vitesh, e njëjta qeveri përsërit vetveten. Pas projektlig­jit për Teatrin Kombëtar, ku pasuria publike i falej kompanisë Fusha shpk, tashmë është radha e portit të Durrësit që t‘ i falet një kompanie arabe. Kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektlig­jet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë! Kështu, një projektlig­j i ri, i gatshëm për t’u miratuar, do t‘ i japë portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t‘ ia japë pa garë, pas një procesi negocimi për të cilin askush nuk di asgjë. Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrë­sit e darkës së Nusretit. Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhj­a do të realizohet brenda ditës, do të ligjërohet me votat e maxhorancë­s, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa. Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shemben për t‘ i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë. Por megahajdut­ëria nuk ndalet këtu. “Në shitje” ka dalë dje edhe Porti i Vlorës. Edhe ky do të bëhet port jahtesh, ndërsa porti ekzistues nuk dihet se ku dhe me çfarë kostosh do të zhvendoset. Por kësaj radhe skema është më profesioni­ste: një koncesion 35 vjeçar do të vulosë këtë aferë! Pas kësaj, sipas planeve te Edi Ramës, Shqipëria do të kthehet në republikë jahtesh, sepse portet e mallrave nuk dihet se ku do të jenë!”, - shprehet z. Bozdo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania