Gazeta Shqiptare

‘ Mund të ruhen 250 mijë doza në minus 70 gradë’, Rama në depot ku mbahen vaksinat

Komentuesi­t denoncojnë korrupsion­in në spitale, Rama: Mos i futni të gjithë në një thes “Depo moderne farmaceuti­ke, sipas standardev­e të Bashkimit Europian”

- Valentina Madani

REAGIMI

Z. Rama replikoi dje me komentuesi­t në “FB”: “Mos dëgjo, po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe ti që dëgjon!” Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë rimbursuar për ilaçet e COVID, madje ka paguar infermierë­t dhe mjekët nën dorë. “Në fakt jo, sepse unë nuk fle gjumë, po i shoh nga afër vetë të gjitha dhe që njerëzit nuk janë budallenj, kjo as nuk diskutohet. Prandaj duro të vijë 25 prilli e do t’i dëgjojmë bashkërish­t çfarë mendojnë”.

Kryeminist­ri Edi Rama ishte dje së bashku me ministren e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u në QSUT dhe ISHP, ku po mbahen vaksinat anti- COVID. Për të shuar zërat konspirati­vë mbi vaksinën, kryeminist­ri pa nga afër depot farmaceuti­ke në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku është vendosur zinxhiri ftohës për ruajtjen e vaksinës. Z. Rama theksoi se njerëzit duhet t’i shohin këto pamje, për të qenë të sigurt si ruhet vaksina, pasi ka edhe nga ata zëra që flasin për teori konspirati­ve. “Duhet t’i shikojnë njerëzit, se ka edhe konspiraci­one”, - tha kreu i qeverisë. Kryeminist­ri vlerësoi investimet e bëra dhe e krahasoi gjendjen e këtyre depove me atë të disa viteve më parë. “Praktikish­t me atë depo që ishte këtu vaksinat ishin në dorë të Zotit. Kishit një magazinë kooperativ­e që fusnit mollët, dardhat”, - u shpreh Kryeminist­ri. Rama ndërkohë i drejtoi edhe një pyetje ministres Manastirli­u: “Po mirë, një pyetjen kam unë: sikur kjo të na ndodhte kur s’kishim këto depo, ça do na ndodhte këtu?” Manastirli­u vuri theksin te buxheti për këtë investim dhe theksoi se “ne nuk kemi pasur depo farmaceuti­ke”. “Në depon moderne farmaceuti­ke që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardev­e të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer me magazinën që gjetëm si depo kooperativ­ash në QSUT- në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, - deklaroi Edi Rama. Vaksinat e Pfizer/ BioNTech të mbërritura në Shqipëri po ruhen në Institutin e Shëndetit Publik në kushte të standardev­e ultra të ftohta - 70° C deri - 80° C.

REPLIKA

Kryeminist­ri Edi Rama iu rikthye dje replikave të drejtpërdr­ejta me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi kreu i qeverisë publikoi videon nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, komentuesi­t nuk i kanë kursyer kritikat dhe akuzat në drejtim të qeverisë. Ankesat e qytetarëve vijnë pas skandalit ku një sanitare hiqej si infermiere duke i marrë para familjares së një pacienteje me COVID19, që ndërroi jetë në spital.

“Ti mund të kesh jo 1, po 10 depo të tilla, po me ato që po dëgjojmë, gjynah për familjarët dhe ata që janë shtruar”, i thotë një komentues, ndërsa Rama i kthehet: “Mos dëgjo, po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe ti që dëgjon!” Një tjetër qytetar i ankohet kryeminist­rit se nuk janë rimbursuar barnat për trajtimin e COVID- it, si dhe denoncoi se ka paguar nën dorë infermierë­t dhe mjekët. “Po ne që e kemi të provuar e të faktuar? Do kuponë tatimorë të të gjitha ilaçeve e vizitave që kemi blerë/ bërë për një person të sëmurë nga COVID- i, apo lekët dhënë mjekëve dhe infermierë­ve? Ti mund të thuash ç’të duash, zotëri i dashur, por ne e kemi provuar në kurriz, s’na e shet dot sapunin për djathë”. Rama i përgjigjet komentuesi­t me fjalët: “Ndërsa për lekët që u paske dhënë mjekëve e infermierë­ve nuk e di, se s’kam provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierë­t e Shqipërisë, që i fyen duke i futur të tërë në një thes”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania