Gazeta Shqiptare

Më 28 janar miratohet në Kuvend marrëveshj­a me Pfizer për vaksinën e COVID

-

Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamenta­r pasditen e 18 janarit, por duke vijuar respektimi­n e protokolli­t të masave anti- COVID. Ky vit elektoral pritet të kufizojë jetën parlamenta­re, pasi deputetët e mazhorancë­s dhe të pakicës do të fokusohen te fushata elektorale. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin 3- javor, në të cilën është përfshirë edhe paketa anti- shpifje. Në këtë takim online është vendosur që të bëhet kujdes me ligjet apo nismat që do të sillen në Kuvend, pasi nuk duhet të bien ndesh me ndalimet që i kushtëzon Kodi Zgjedhor. Në 28 janar dhe në 4 shkurt do të jenë dy seancat e tjera të radhës të parlamenti­t. Në mbledhje u diskutua edhe për ndalesat në Kodin Zgjedhor dhe u vendos që të zbatohet legjislaci­oni përkatës. Gjatë këtij sesioni, mbledhjet e komisionev­e do të vazhdojnë të zhvillohen online dhe seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokolle­t e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID- 19. Ndërsa më 28 janar, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshj­en me Pfizer për dozat e vaksinës anti- COVID. Këshilli i Ministrave e ka depozituar në 12.01.2021 këtë kërkesë në Kuvend, pra, një ditë pasi erdhën dhe u bë vaksinimi i parë në vend, në ambientet e stadiumit “Air Albania”. “Akti normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshj­es, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B. V., dhe Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimi­n, Autorizimi­n e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administri­mit të vaksinave anti- COVID- 19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania