Gazeta Shqiptare

Sherri për pallatin, plagoset me armë zjarri ndërtuesi Sino Llanaj, lëndohen roja i objektit dhe një kalimtar

Vetëdorëzo­het Albert Allmuça: S’kam lidhje, nuk isha fare në kantier Zbardhet përplasja mes dy grupeve tek ish- Parku në Tiranë. Ja si nisi konflikti mes biznesmenë­ve

-

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e ish- parkut të autobusëve në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj, i cili dje kishte shkuar pranë objektit në ndërtim, për të cilin ka punuar me ortakun e tij. Ndërsa kanë mbetur të lënduar një kalimtar i rastit ( Klodian Komino, të cilin një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë) si edhe roja e i pallatit në ndërtim, Shkëlzen Biberi. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në orën 09: 30, në rrugën “Ndre Mjeda”. Mësohet se dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenë­ve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira. Vetëm katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës. Ndërkohë, ditën e djeshme ka qenë investitor­i Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontim­it fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari. Burime nga policia bënë me dije për “News 24” se është identifiku­ar personi që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça. Pas ngjarjes, ky i fundit u shpall në kërkim, por në mesditë u vetëdorëzu­a në Komisiaria­tin nr. 2 në Tiranë. Mësohet se biznesmeni Allmuça është paraqitur në komisariat dhe ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm, në momentin kur është plagosur Llanaj. Nga ana e tij, 42- vjeçari i plagosur me dy plumba në këmbë i ka thënë policisë se autori i plagosjes është pikërisht Allmuça. Në një reagim të mëvonshëm, kompania e ndërtimit Star Constructi­on, mohoi që Allmuça të kishte

SI NISI KONFLIKTI

Sherri e ka zanafillën në konfliktin mes dy ortakëve që kanë ndërtuar bashkë një pallat. Të dy janë në gjyq për 3 milionë euro, që i plagosuri Sino, i cili ka edhe më pak aksione, ia ka borxh Allmuçës. Vetëm para pak ditësh në oborrin e këtij pallati ndodhi një sherr masiv ku i plagosur mbeti Sino. Ndërsa në nëntor, në shenjë revolte Allmuça rreshtoi kamionët në hyrjen e pallatit që kanë ndërtuar dhe të gjithë ata qytetarë që kanë blerë shtëpi tek Sino, nuk futeshin dot brenda.

VDEKJA E ROJES

Pallati i ndërtuar nga dy ish- ortakët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça nuk po gëzohet nga banorët që kanë hedhur para për të hyrë në këto banesa. Sherri degradoi dje në një përplasje të rrezikshme me armë zjarri që mund të kishte rezultuar fatale për të dyja palët, por një tjetër ngjarje e cila u raportua disa muaj më parë ishte edhe vdekja e një rojeje. Mësohet se në të njëjtin pallat, më 13 gusht të këtij viti u gjet pajetë një roje i identifiku­ar me iniciale N. B. 50 vjeç. Asokohe u raportua se 50vjeçari kishte rënë aksidental­isht nga lartësia.

qëlluar mbi Llanajn, ndërsa sqaruan se sipas tyre, biznesmeni nuk ishte fare në kantier, aty ku ndodhet edhe zyra e tij. Të shtënat kanë qenë 7- 8 herë dhe kanë ngjallur panik tek banorët e zonës. Po ashtu, kanë ngelur të plagosur edhe roja i pallatit dhe një kalimtar, i identifiku­ar si Klodian Gomina. Fatmirësis­ht ata ndodhen jashtë rrezikut për

jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërkaq, burime për “Dosja. al bënë me dije se biznesmeni Sino Llanaj shkoi për të marrë hak për konfliktin e një jave më parë. Ai u rrah me ish- ortakun e tij, me të cilin është në gjyq Albert Allmuça, dhe konflikti nuk u mbyll atë ditë, por ka vijuar ditën e djeshme. Po të njëjtat burime thanë se biznesmeni

i

bashkë me tre persona të tjerë, të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli hyri në pallat, dhe shkoi direkt për te zyra ku dyshonin se ndodhej ish- ortaku i tij, Albert Allmuça. Në hyrje të pallatit, rojet e Allmuçës janë konfrontua­r fizikisht me ta, ndërsa i plagosur pas përdorimit të armës së zjarrit ka ngelur Sino Llanaj, 42 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania