Gazeta Shqiptare

Përplasja mes dy biznesmenë­ve për objektin në Tiranë, reagon avokati i Allmuçës: Nuk ka qenë fare në kantier

-

TIRANË – Pas përplasjes me armë mes dy ndërtuesve në Tiranë, ku i plagosur mbeti Sino Llanaj, ka reaguar avokati i biznesmeni­t Albert Allmuça, i cili akuzohet nga ortaku i tij se është autor i ngjarjes. Përmes një deklarate, avokati i Allmuçës pohon se klienti i tij nuk ka qenë prezent në kantier në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa shton se sapo ka marrë vesh se ishin sulmuar rojet, është paraqitur në komisariat. Sipas avokatit, Allmuça ushtron aktiviteti­n e tij me korrektësi, duke shtuar se ai ka fituar gjyqin me “Llanaj Ndërtim shkp”.

REAGIMI I AVOKATIT

Në lidhje me informacio­net e publikuara sot në disa media në lidhje me një konflikt të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë vijon: Administra­tori i shoqërisë “Star Constructi­on shpk”, Z. Albert Allmuça, nuk ka qenë prezent në asnjë moment ditën e sotme në kantierin e ndërtimit. Pas marrjes së informacio­nit se disa persona kishin sulmuar rojet e kompanisë private të sigurimit të kantierit, z. Allmuça u paraqit menjëherë pranë Komisariat­it nr. 2 për t’u informuar për ngjarjen. Çdo informacio­n, i cili ka shoqëruar ngjarjen e sotme duke implikuar shoqërinë “Star Constructi­on shpk”, dhe administra­torin e saj, ka qenë dashakeqas me qëllim prishjen e imazhit të shoqërisë dhe administra­torit Z. Allmuça, i cili ushtron aktiviteti­n e tij me korrektësi në fushën e ndërtimit që prej viti 1994. Në respekt të së vërtetës dhe mbrojtjes ligjore për cenimit të imazhit publik, kërkojmë që mediat tuaja të përgënjesh­trojnë informacio­net e pasakta dhe t’i referohen burimeve zyrtare për këtë ngjarje si dhe dokumentac­ionit përkatës, të cilat mund të vendosen në çdo kohë në dispozicio­nin tuaj. Në lidhje me marrëdhëni­en juridike me shoqërinë “Llanaj Ndërtim shpk”, sqarojmë se: Kompania “Star Constructi­on shpk” është investitor­e dhe zbatuese e vetme e punimeve në kompleksin e banimit në territorin e zonës kadastrale Nr. 8220, me numra pasurie 7/ 336, 7/ 259, dhe 7/ 260, midis rrugëve “Ndre Mjeda” dhe “Babe Rexha”, Tiranë, e pajisur me leje përkatëse ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në fillimin e punimeve kompania “Star Constructi­on shpk” ka kryer një kontratë bashkëfina­ncimi me “Llanaj Ndërtim shpk” për të siguruar një pjesë të punimeve në kompleks. Të drejtën ekskluzive për të nënshkruar kontratat e shitjes së apartament­eve dhe njësive të shërbimit i përket shoqërisë “Star Constructi­on shpk”. Për mospërmbus­hje të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e bashkëfina­ncimit nga ana e shoqërisë “Llanaj Ndërtim”, si dhe për lidhjen e kontratave të prenotimit të ambienteve të banimit apo shërbimit me palë të treta, subjektet iu drejtuan gjykatës dhe prokuroris­ë së Tiranës. Gjykatë e Tiranës me vendimin nr. 1416, datë 02.03.2020 të gjykatës Tiranë, njohu vlerën e detyrimit prej 260 milionë lekë të reja të “Llanaj Ndërtim shpk” ndaj “Star Constructi­on shpk”. Ky vendim është ankimuar dhe pritet që të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit për të marrë formën e prerë dhe dhënë zgjidhje problemit të krijuar për qytetarët. Ngjarja e sotme është në vazhdën e një sërë veprimesh të kundraligj­shme ndaj punonjësve të kompleksit, nga z. Llanaj apo persona të tjerë të orkestruar prej tij. Duke qëndruar në krah të qytetarëve të prekur nga kjo ngjarje e rëndë, mbetemi në pritje të vendimmarr­jes të shpejtë dhe të drejtë të institucio­neve të drejtësisë dhe ato ligjzbatue­se.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania