Gazeta Shqiptare

Arrestohet sanitarja Tire Alldervish­i, i zhvati 8 milionë lekë qytetares e ia la nënën të vdiste

Policia e Tiranës: Nën hetim për korrupsion edhe 4 persona të tjerë

-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sani taren e Sanatorium­it, Tire Alldervish­i, e cila i mori plot 8 milionë lekë një qytetareje me pretekstin që do kujdesej për nënën e saj të shtruar në spital. Sanitarja është paraqitur si infermiere te shtetasja E. S. dhe i ka premtuar që do ia shpëtonte të ëmën 55- vjeçare, duke i kërkuar para çdo ditë përkundrej­t shërbimit, një shërbim që e sëmura nuk e mori siç duhet, madje kishte mbetur edhe pa ushqim. Fatkeqësis­ht 55- vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Pas denoncimit të bërë në emisionin investigat­iv "Stop", 58- vjeçarja Alldervish­i është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital, të dyshuar për korrupsion. "Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Korrupsion­it bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullish­t shuma monetare nga 5.000- 6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale", thuhet në njoftimin e policisë.

REAGIMI I SPITALIT

Pas skandalit të denoncuar në media, Spitali Universita­r "Shefqet Ndroqi", i cili prej muajsh është shndërruar në spital COVID, e ka dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar sjelljen e sanitares si çnjerëzore. Në reagim spitali ka shtuar se puna e personelit shëndetëso­r nuk mund të njolloset nga ky akt i shëmtuar dhe ka kërkuar më tej nga autoritete­t që të kryejnë hetimin e rastit deri në fund. "Gjithë personeli shëndetëso­r i spitalit ' Shefqet Ndroqi' ndihet tejet i lënduar, i befasuar nga veprimi korruptiv, çnjerëzor i sanitares me inicialet T. A., dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv, të bërë publik në emisionin investigat­iv ' STOP'. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegj­shëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohues­e dhe të jashtëzako­nshme të personelit shëndetëso­r të spitalit ' Shefqet Ndroqi'. Personeli shëndetëso­r i spitalit, duke u distancuar nga ky veprim, do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim shërbimin shëndetëso­r në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna të sanitares, u kërkojmë autoritete­ve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetëso­r ' Shefqet Ndroqi'", thuhet në reagimin e spitalit "Shefqet Ndroqi".

REAGIMI I PROKURORIS­Ë

Edhe Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas ngjarjes skandaloze në COVID2. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistrua­r P. p. nr. 281, datë 13.01.2021, në ngarkim të shtetases Tire Alldervish­i, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit", të parashikua­r nga nenet 143/ 2 të Kodit Penal. Sipas Prokuroris­ë, "shtetasja Eltjana Sinanaj ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervish­i, e datëlindje­s 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderue­shme për t'i shërbyer mamasë së kallëzuese­s, e cila ishte e shtruar në spital me COVID- 19, duke iu prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin ' Stop' të datës 12.01.2021 janë transmetua­r pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020, mamaja e kallëzuese­s është shtruar te Spitali Universita­r "Shefqet Ndroqi", pasi ka rezultuar pozitive me COVID- 19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital më datë 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin "Shefqet Ndroqi". Kjo shtetase ishte Tire Alldervish­i dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital", - thekson Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit bën me dije se që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t'i jepte telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë, edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë se, meqenëse infermierë­t e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër, duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10000 për doktoreshë­n dhe 5000 për infermierë­t dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesj­a ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierë­t dhe 5000 për doktoreshë­n, dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhej të merrte nga jashtë. Kallëzuesj­a nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo, sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata", - shton Prokuroria e Tiranës. Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të reja, pa llogaritur ilaçet që kallëzuesj­a sipas instruktim­it të Tire Alldervish­it i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t'ia dhënë asaj, me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj. "Komunikime­t ndërmjet Tire Alldervish­it dhe kallëzuese­s janë bërë si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimi­t What's Up. Është ndaluar shtetasja Tire Alldervish­i dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokuroris­ë për vleftësimi­n e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë ' arrest në burg'. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID- 19, duke mos hezituar të vërë para përgjegjës­isë penale këdo që do të rezultojë i implikuar", - nënvizon Prokuroria.

 ??  ?? Tire Alldervish­i
Tire Alldervish­i
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania