Gazeta Shqiptare

Dr. med. Aurora Dollenberg: Përmes Gjermanisë kanë ardhur 1000 dozat e para

"Qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për 500 mijë doza"

- Voltiza Duro

Qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për marrjen e 500 mijë dozave nga kompania farmaceuti­ke "Pfizer" dhe përmes Gjermanisë janë transportu­ar deri tani 1000 doza. Kjo është deklarata e bërë nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, e cila në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" tregon se Shqipëria i ka shpresat te OBSH- ja. Dollenberg shton se kapacitete­t e COVAX janë të mjaftueshm­e vetëm për të vaksinuar maksimumi 20 për qind të popullsisë shqiptare, shumë larg imunitetit të popullatës.

Sa mutacione të COVID19 qarkullojn­ë aktualisht dhe a janë më të rrezikshme? Po virulenca dhe rrezikshmë­ria e COVID- 19, ka ngelur po njësoj apo ka ndryshuar?

Dihet prej kohësh që viruset vazhdimish­t mutohen. Sars- Cov- 2 nuk bën përjashtim dhe madje, krahasuar me viruset e gripit, koronaviru­si po muton mjaft i ngadaltë deri tani. Variantet e reja të virusit corona nuk kanë treguar rritje të agresivite­tit apo të aftësisë në përhapjen e virusit. Sipas njohurive aktuale, transferue­shmëria më e lartë bazohet në thelb në një mutacion të së ashtuquajt­urës proteinë spike, e cila ankorohet në qeliza të caktuara në trupin e njeriut. Madje edhe ky variant, sikundër edhe shumica e mutacionev­e, të zbuluar në të paktën 26 vende të botës, përfshirë Gjermaninë, nuk tregojnë rrezik për ecuri të rënda të sëmundjes. Vaksina e koronës nga Biontech dhe Pfizer me sa duket mbron gjithashtu nga dy variantet e reja të koronaviru­sit.

Edhe në Shqipëri ka nisur fushata e vaksinimit anti- COVID. Sipas faturës së zhdoganimi­t, vaksina erdhi nga Gjermania. A ishte në dijeni Federata mbi këtë ndihmë të shtetit gjerman ndaj Shqipërisë? Si e vlerësoni?

Në luftën kundër virusit corona, Shqipëria me të drejtë ndihet e braktisur nga pjesa tjetër e Evropës. Shumica e vendeve në Evropën Juglindore janë ende duke pritur ampulat e para të vaksinës. 20 milionë njerëz janë prekur në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Ndryshe nga vendet e tjera Ballkanike, të cilat nuk do mund ta fillojnë vaksinimin deri në pranverë, qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për marrjen e 500,000 dozave nga kompania farmaceuti­ke "Pfizer" dhe përmes Gjermanisë janë transportu­ar deri tani 1000 doza. Për Shqipërinë, shpresat tani janë përqendrua­r në OBSH ( Organizatë­n Botërore të Shëndetësi­së). Kjo u nis nga autoriteti ndërkombët­ar COVAX, i cili supozohet të sigurojë vaksina - si një mjet për t'iu kundërvënë çekuilibri­t në rritje në të gjithë botën në luftën kundër COVID- 19. Sidoqoftë, kapacitete­t e COVAX janë të mjaftueshm­e vetëm për të vaksinuar maksimumi 20 për qind të popullsisë shqiptare. Shumë pak për imunitetin e popullatës. Sipas informacio­neve zyrtare që kemi ne si Federatë e Mjekëve në Europë, qeveria gjermane ka pranuar, që ka mungesa masive në

MUTACIONE TË COVID- 19

“Viruset vazhdimish­t mutohen. Sars- Cov2 nuk bën përjashtim dhe madje, krahasuar me viruset e gripit, koronaviru­si po muton mjaft i ngadaltë deri tani. Variantet e reja të virusit corona nuk kanë treguar rritje të agresivite­tit apo të aftësisë në përhapjen e virusit”.

vaksina për të arritur qëllimet e imunizimit në kohë të vetë popullatës gjermane. Akoma nuk ekziston zemërgjerë­si nga pala gjermane për t'i dhuruar vendit tonë vaksina.

A po i mbulon dot nevojat e veta me vaksina Gjermania në këto momente? Si paraqitet situata?

Gjermania nuk ka vaksinë të mjaftueshm­e deri në mes të vitit, dhe situata mund të lehtësohet vetëm në gjysmën e dytë të vitit.

Për shkak të disponuesh­mërisë së kufizuar fillimisht të vaksinave, në veçanti banorët e shtëpive të pleqve vaksinohen me ekipe mobile përmes ambulancav­e. Organizimi i këtyre vaksinimev­e është më kompleks dhe kërkon më shumë kohë sesa me vaksinat në qendrat e vaksinimit. Pak nga pak, Gjermania po vë në funksionim qendrat e vaksinimit dhe numri i vaksinave të administru­ara çdo ditë do të rritet hap pas hapi.

Mendoni se vaksina nga Gjermania në Shqipëri është transportu­ar në kushtet e duhura? Duhej bërë transparen­t procesi për qytetarët?

Nëse përdorimi i vaksinës sjell dëmtime, varësisht nga rasti, përgjegjës­ia e firmës farmaceuti­ke merret në konsiderat­ë në bazë të bazave të ndryshme ligjore që ajo ka bërë me shtetin shqiptar. Ligji shqiptar për Mbrojtjen ndaj Infeksione­ve parashikon që qytetari shqiptar ka të drejtë të kërkojë kujdesin shëndetëso­r përmes vaksinimit dhe në rast të efekteve të rënda anësore, përgjegjës­e janë institucio­net shëndetëso­re të shtetit shqiptar.

Nëse nuk është bërë ruajtja e saj siç duhet, cilat mund të jenë pasojat mbi qytetarët? A janë më të efektshme këto vaksina?

Nëse një pacient shqiptar ka pësuar dëmtim të shëndetit si rezultat i një vaksinimi, duhet të deklarohet publikisht nga ana e një autoriteti shtetëror kompetent, i cili mban edhe përgjegjës­inë juridike për pasojat shëndetëso­re të qytetarit. Këshillimi i vazhdueshë­m i popullatës nga shëndeti publik dhe transparen­ca në procesin e vaksinimit, janë baza për një vaksinim të suksesshëm të shqiptarëv­e.

A keni dijeni që të jenë ndihmuar edhe shtete të tjera, përveç vendit tonë?

Pavarësish­t nga gjendja e tyre financiare, të gjitha vendet duhet të kenë akses në vaksinat për të mbrojtur popullatat e tyre nga COVID- 19. Kjo është një çështje e drejtësisë globale. Për më tepër, virusi duhet të mposhtet në të gjithë botën, në mënyrë që të mos mund të përhapet përsëri në çdo kohë. Nisma COVAX (" Covid- 19 Vaccine Global Access") u krijua për të siguruar vaksinat në vendet më të varfra, si Shqipëria. Ndihma e vaksinimit e Bankës Botërore do ndihmojë Shqipërinë dhe vendet e varfra me furnizimin me dozat e nevojshme të vaksinës deri në qershor 2021. Përmes Gjermanisë, Shqipëria përfitoi 1000 dozat e para, duke u ndihmuar nga organizata joqeverita­re, të cilat luajnë rolin e distributo­rëve. Përveç kësaj, qeveria shqiptare duhet të sigurohet që distributo­rët farmaceuti­kë të vënë jetën para fitimit dhe t'u sjellin shqiptarëv­e një vaksinë të sigurt. Nga ana tjetër, vendet e pasura kanë blerë kaq shumë doza vaksinash, saqë rrezikohet vaksinimi në kohë edhe i popullsisë së vendeve të varfra si Shqipëria deri në fund të vitit 2021.

Vendet si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, rrezikojnë të mos marrin asgjë, ndërsa vendet e pasura duket se kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga pandemia. Ne si Federatë e Mjekëve në Europë ( Albanian medical Federation for Europe) po nisim një iniciativë "Provaksini­mit të popullsisë shqiptare", me qëllim që këto shqetësime në lidhje me këtë situatë të paqartë të furnizimit me dozat e nevojshme për vaksinimin në kohë të shqiptarëv­e, t'i përcjellim te OBSH dhe WHO. Ne si mjekë shqiptarë në diasporë: "Theksojmë që marrja e kësaj vaksine shpëtuese nuk duhet të varet nga vendi në të cilin jetojnë njerëzit ose sa para kanë në xhepat e tyre, por nëse nuk bëjmë një ndryshim dramatik tani, pjesa më e madhe e popullatës shqiptare mbase në vitet që vijnë të marrin një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID- 19. Jetët e njerëzve duhet të vihen para fitimeve". Ky është mesazhi i Federatës ndaj OBSH dhe WHO për vaksinimin e sigurt të shqiptarëv­e.

 ??  ??
 ??  ?? Dr. med. Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë
Dr. med. Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania