Gazeta Shqiptare

Vendimi: Qeveria heq tarifën doganore për vaksinat anti- COVID që do hyjnë në Shqipëri

Përjashtoh­en edhe nga parashikim­et e legjislaci­onit aktual për prokurimet publike

- Voltiza Duro

Qeveria vendosi të heqë tarifën dogan ore për vaksinat anti- COVID që do të importohen në Shqipëri. Vendimi u firmos dje nga zv. kryeminist­ri Erion Braçe, me porosi të kryeminist­rit Edi Rama. Në vendim thuhet se ndryshimi lejon që vaksinat anti- COVID, por edhe të tjera me kod specifik, do të importohen pa taksë. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr. 9461, datë 21.12.2005, "Për Nomenklatu­rën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në lidhjen nr. 1, bashkëlidh­ur vendimit nr. 1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, "Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve", kapitulli 30, "Produktet farmaceuti­ke", kodi tarifor "3002 20 00 - Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë", ndryshohet dhe zëvendësoh­et me kodet tarifore, si më poshtë vijon: 3002 20 10 - - Vaksinat kundër koronaviru­s të lidhur me SARS ( speciet SARS- CoV), pa taksë - 3002 20 90 - - Të tjera, pa taksë ". Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare", - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

VAKSINA

Qeveria dje miratoi edhe tekstin e marrëveshj­es për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet "Pfizer

Export BV", Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimi­n dhe Institutit të Shëndetit Publik. Në vendim thuhet se vaksinat anti- COVID- 19 aprovohen për përdorimin në popullatë bazuar në aprovimin e "Food and Drugs Administra­tion" të Shteteve të Bashkuara ( FDA) të Amerikës dhe/ ose European Medicine Agency ( EMA) të Bashkimit Evropian. "Autorizohe­n ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimi­n dhe Instituti i Shëndetit Publik të nënshkruaj­në marrëveshj­en për blerjen e vaksinës anti- COVID19 ( Pfizer- BioNTech COVID- 19 Vaccine) me Pfizer BV, sipas

VENDIMI

Vaksinat anti- COVID- 19 aprovohen për përdorimin në popullatë bazuar në aprovimin e "Food and Drugs Administra­tion" të Shteteve të Bashkuara ( FDA) të Amerikës dhe/ ose European Medicine Agency ( EMA) të Bashkimit Evropian. "Autorizohe­n ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimi­n dhe Instituti i Shëndetit Publik të nënshkruaj­në marrëveshj­en për blerjen e vaksinës anti- COVID19 ( Pfizer- BioNTech COVID19 Vaccine) me Pfizer BV, sipas tekstit që i bashkëlidh­et këtij akti normativ.

tekstit që i bashkëlidh­et këtij akti normativ. Autorizohe­t Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të lëshojë menjëherë lejen e importit për vaksinat anti- COVID- 19, si për sasinë dhe llojin e përcaktuar në këtë marrëveshj­e ashtu dhe për çdo sasi dhe lloj tjetër jashtë kësaj marrëveshj­eje, sipas kushteve dhe dokumentac­ionit të prodhuesit, duke përjashtua­r produktin nga detyrimi për t'u shkruar paketimi në gjuhën shqipe dhe detyrimet e tjera që rrjedhin nga legjislaci­oni për barnat", thuhet në vendim. Më tej në këtë të fundit thuhet se autorizohe­t Instituti i Shëndetit Publik të administro­jë procesin e transporti­t, të ruajtjes, të magazinimi­t, të shpërndarj­es, të përdorimit në popullatë të vaksinës anti- COVID- 19 dhe fushatën e vaksinimit, si për sasinë dhe llojin e përcaktuar në këtë marrëveshj­e, ashtu dhe për çdo sasi dhe lloj

tjetër jashtë kësaj marrëveshj­eje, sipas kushteve të përcaktuar­a nga prodhuesi, duke lidhur kontrata direkte me kontraktor­ët për mallra, punë dhe/ ose shërbime për plotësimin e këtyre detyrimeve. Instituti i Shëndetit Publik do të kryejë parapagime­t e dozave të vaksinave dhe pagesat respektive, sipas kushteve të cituara në marrëveshj­en e lidhur ndërmjet palëve. Policia e Shtetit duhet të marrë masa për të garantuar sigurinë gjatë transporti­t dhe sigurinë e ambienteve ku do të ruhet dhe administro­het vaksina anti- COVID- 19.

PËRJASHTIM­ET

Të gjitha procedurat për mallra pune dhe/ ose shërbime, si transporti, magazinimi, ruajtja, shpërndarj­a, përdorimi në popullatë i vaksinës anti- COVID- 19 dhe fushata e vaksinimit, si për sasitë dhe llojin, të përcaktuar­a në marrëveshj­en bashkëlidh­ur këtij akti normativ, apo për çdo sasi dhe lloj tjetër jashtë kësaj marrëveshj­eje, përjashtoh­en nga parashikim­et e legjislaci­onit aktual për prokurimet publike, si dhe çdo akti nënligjor, që kërkon miratim të posaçëm të kontratës së nënshkruar. Këshilli i Ministrave bëri me dije se të gjitha transaksio­net që

lidhën me përfitimin e vaksinës anti- COVID- 19, të përcaktuar­a në marrëveshj­en bashkëlidh­ur këtij akti normativ, apo për çdo sasi dhe lloj tjetër jashtë kësaj marrëveshj­eje, si dhe palët respektive, përjashtoh­en nga të gjitha detyrimet fiskale. "Marrëveshj­a për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimi­n dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshj­e nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucio­neve apo në Fletoren Zyrtare. Të gjitha institucio­net e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshj­en bashkëlidh­ur këtij akti normativ apo pjesë të saj. Efektet financiare që rrjedhin nga marrëveshj­a bashkëlidh­ur këtij akti normativ, përballohe­n nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021. Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare", thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania