Gazeta Shqiptare

Dita e tretë, vijon vaksinimi i personelit shëndetëso­r në Shqipëri

268 pacientë të shtruar, 29 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar 707 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

- Voltiza Duro

Dje është regjistrua­r dita e tretë e vaksin imit kundër virusit COVID- 19 në Shqipëri, ku vijoi vaksinimi i mjekëve dhe infermierë­ve të vijës së parë të betejës me COVID- 19 të Spitalit Infektiv. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u që ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës anti- COVID.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierë dhe epidemiolo­gë, ndërkohë që kryeminist­ri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit, falënderoi ekipet për punën e tyre. "Dita III e vaksinimit anti- COVID. Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierë­ve të vijës së parë të betejës me COVID- 19 të Spitalit Infektiv në ' Air Albania Stadium'", - thotë Manastirli­u.

RASTET E REJA

Në 24 orët e fundit janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. "Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnjë, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastë­r dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastë­r, Shijak, Kuçovë, 7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj", bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania