Gazeta Shqiptare

Shokon 39- vjeçarja: Denoncova prindërit për vrasje, daja më shiti kur isha 13 vjeç

-

TIRANË - Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula në “News24” ka nisur këtë sezon me një rrëfim të dhimbshëm për jetën e një vajze, e cila është shfrytëzua­r për prostituci­on, pasi dajat e “martuan” që 13 vjeç. Ajo tani është nënë e një djali të vogël, të cilin e rrit e vetme, pasi ka mundur t’i shpëtojë një tentative për vrasje nga partneri i saj. G. T 39 vjeç, që fëmijë, ka parë me sytë e vet tmerrin sesi prindërit kishin vrarë e groposur vëllain e vogël, 3 muajsh. Ata janë burgosur pasi vajza bën denoncimin. Nuk e ka pasur kurrë dashurinë e tyre, është lënë më mëshirë të fatit nga të afërmit, ajo flet për “Jeta pa filtër” duke treguar tmerrin e torturave që ka kaluar. G. T zbardh një pjesë të errët se si vajzat futen në këtë rrugë dhe sfidat për të rifituar veten. “I kam ikur, ai më ka kapur dhe më ka hedhur në greminë, më ra të fikët, më gjeti një bari, pastaj erdhi policia”,- kujton ajo, e ndërsa intervista shpesh ndërpritet për shkak se nuk përballon dot emocionet e forta. Më zërin që i dridhet, ajo shprehet se gjithmonë ka dëshiruar një familje të rregullt dhe se një ditë do ia tregojë të birit të vërtetën e saj. Në analizë të probleme psikologji­ke e sociale që prostituci­oni sjell, psikologia Adelina Pjetra thotë se asnjë femër nuk shkon me dëshirë, duke ofruar edhe zgjidhjet për t’iu kthyer jetës normale. Pjetra thotë se në klinikën e saj ka trajtuar raste të ngjashme me vajza 14vjeçare, të cilat para se të nxirren në trotuar, drogohen e përdhunohe­n nga tutorët e tyre. Emisioni “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në TV “News24” në orën 10: 20.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania