Gazeta Shqiptare

Atentati i 2019- ës në Shkozet, në shënjestër ishin prokurori Arjan Ndoj, “Rrumi” i Shijakut dhe shoferi Andi Maloku

DOSJA E SPAK PËR NGJARJEN/ Ata panë ekzekutorë­t kur braktisën automjetin “Do të të pres fytin”, zbardhet dëshmia e re “kyçe” e tre vëllezërve të mitur

-

Të tjera detaje janë zbu luar në lidhje me aten tatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje kjo e ndodhur në nëntor të vitit 2019, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka zbuluar nga dosja hetimore e SPAK një dëshmi shumë të rëndësishm­e të tre vëllezërve të mitur që kanë parë autorët e atentatit në Shkozet, teksa braktisnin automjetin. Të miturit ishin në tokën e tyre kur automjeti me dy persona, një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja ndalon dhe heqin kapuçat si dhe lënë armët në sediljen e pasme. Më pas vjen një automjet tjetër nga Durrësi, dhe një prej personave që zbret kërcënon Rrajën me fjalët: “Do të të pres fytin”, sipas të miturit. Nga ana tjetër të miturit janë larguar në shtëpi për t’i rrëfyer të atit gjithë ngjarjen, dhe ky i fundit pasi ka folur me një mikun e tij dhe është siguruar që automjeti nuk ishte prekur ka njoftuar policinë. Tashmë të miturit do të përballen në seancë me Redjan Rrajën që është i akuzuar si ekzekutori dhe kreu i grupit kriminal. Sipas prokuroris­ë, Redjan Rraja krijoi një grup të strukturua­r kriminal me qëllim që të eliminonte fizikisht prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj, mikun e tij, Aleksandër Laho i njohur me nofkën Rrumi dhe shoferin e familjes Andi Maloku. Në dosjen hetimore të SPAK të cilën e disponon “News24” thuhet se “nga hetimet del e qartë se autorët kanë pasur në shënjestër të tre personat që udhëtonin në automjet, për faktin se cilësitë e Arjan Ndoj si prokuror ishin të njohura”. Sipas dosjes, kjo provohet nga shkalla e lartë e organizimi­t, nga përgatitja e autorëve për ngjarjen, qe studiuan lëvizjet e të dëmtuarve, si dhe nga fakti që ata qëlluan në drejtim të automjetit të prokurorit me armë zjarri shumë të fuqishme, si automatik model 56. Ndërkaq, nga dosja e SPAK ende mister mbetet motivi që shtyu Redjan Rrajën apo urdhëruesi­t e këtij krimi për të tentuar të vrasë të tre, prokurorin Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon apo “Rrumin e Shijakut”, si dhe Andi Malokun, ky i fundit mbeti viktimë.

DOSJA E SPAK PËR ATENTATIN

Sipas prokuroris­ë është dhe një tjetër person, që ka qenë drejtues i automjetit. Po vijojnë hetimet dhe për urdhëruesi­t e krimit.

U gjetën shumë prova që e lidhën Rrajën me këtë krim. E braktisi automjetin në Shkafanë, në periferi të Durrësit. Automjeti nuk u dogj. U gjetën jo vetëm armët, por edhe një palë syze të Rrajës, të personaliz­uara. Në makinën e krimit janë përftuar ADN,

DËSHMIA E TË MITURIT

Njëri prej të miturve thotë se personat ishin të maskuar dhe mbanin armë. Ndërsa në sediljen e pasme kishin lënë automatikë­t. Djali tregon se teksa largoheshi­n, pranë tyre u afrua një automjet tjetër dhe njëri nga personat që ndodhej në të – I kërcënoi duke iu thënë “pse se përfunduat punën, do t’ju pres fytin”. SPAK është duke zhvilluar hetime për të identifiku­ar jo vetëm atentatori­n e dytë, por edhe urdhëruesi­t e krimit.

GRUPI KRIMINAL

Sipas SPAK, ish- dentisti i burgut Redjan Rraja ishte në rolin e ekzekutori­t, ndërsa Arjol Halilaj ndihmës, për faktin se siguroi automjetin që u përdor dhe largoi nga vendi i krimit atentatorë­t. Redjan Rraja mohon të ketë lidhje me krimin, por një palë syze të gjetura në makinën e braktisur në Shkafanë, ku u zbuluan gjurmët e tij të gishtërinj­ve të të dyshuarit, si dhe një kampion ADN që u përftua në një kapuç, janë dy nga provat kryesore që e tradhtojnë atë.

ARRESTIMET

29- vjeçari Arjol Halilaj, me origjinë nga Skrapari, por me vendbanim në Durrës, u arrestua në maj pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunë­tor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja. Ndërsa Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën ‘ Benz’ ngjyrë gri. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella.

ndërkohë që një profil ADN nuk rezulton i përputhshë­m me të skeduarit më parë.

Arjol Halilaj nuk rezulton të ketë marrë pjesë direkt, por pati të tjera kontakte, dhe largoi dy atentatorë­t.

Kreu i grupit ishte Redjan Rraja që kishte krijuar

grupin kriminal pjesë dhe Arjon Halilaj dhe një tjetër. Por ka dhe të tjerë. E kishte krijuar 1 muaj më parë, synonte të eliminonte të gjithë. SPAK e arsyeton se Redjan Rraja dhe Arjon Halilaj për të paktën 1 muaj kanë vëzhguar lëvizjet e tyre. Nga ana tjetër

edhe në mënyrën si është qëlluar, SPAK konstaton se grupi kriminal ka pasur qëllim të eliminojë, cili ishte motivi, ky është mister.

Arjol Halilaj që ishte ndihmës, ka siguruar automjetet që u përdorën në krim. Targat rezultojnë të jenë vjedhur në Tiranë. Ka pasur denoncime për rastet konkrete. Nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë, dëshmitë e shumta thonë që janë të tjerë persona që kanë pasur dijeni dhe janë përfshirë. Flitet edhe për dy persona të tjerë, që kanë debatuar me Rrajën pasi nuk realizoi dot detyrën deri në fund. Janë tre vëllezër të mitur që do dëshmojnë, kanë parë dy persona që ishin në automjet, thonë që hoqën kapuçat, lanë dhe armët e krimit në sediljen e pasme të automjetit. Menjëherë informuan babain e tyre, ai thotë se ka lënë punën dhe pa tre djemtë e shokuar. Fillimisht njoftoi mikun e tij, më pas pyeti të bijtë nëse kishin prekur apo jo automjetin. Pasi u sigurua, ka njoftuar policinë dhe vetë thotë se nuk e ka prekur. Dy nga vëllezërit pretendojn­ë se dy personat kur braktisën, ka ardhur një Benz nga Durrësi, dhe njëri e ka kërcënuar Redjan Rrajën. Do të të pres fytin thotë një nga të miturit, mora biçikletën shton dhe u ktheva në shtëpi. Në ndjekje të këtyre personave është vendosur prokuroria. Ka qenë një pamje vizive shumë e shkurtër e vëllezërve me ekzekutorë­t. Por si erdhën, si u larguan, në fakt, flasin për dëshmia e fëmijëve të mitur përputhen me provat e tjera. Ata pritet të përballen me psikologun dhe seancë me Redjan Rrajën. Janë krime të rënda. Redjan Rraja pretendon se është ndodhur në qytetin e Durrësit. Ka shkuar për kolaudimin, dhe duke paguar taksat. Dëshmia e tij nuk përputhet me të tjerat. Sipas punonjësve të Drejtorisë së Transporti­t Rrugor, nuk ka shkuar ai, por Arjol Halilaj që kreu të gjitha veprimet. Redjan Rraja pretendon se është kthyer në 17: 00 pasdite, nga Durrësi në Tiranë dhe në Fushë- Krujë. Kur rezulton se automjetin e tij e kanë përdorur të tjerë. Pra, bie alibia. Nuk besoj se ka mbrojtje zyrtare për vëllezërit e mitur, dosja u është shpërndarë avokatëve. Janë duke vijuar hetimet. “News24” disponon gjithë dosjen hetimore. Detyrë e institucio­neve që nëse jeta rrezikohet. Nuk janë marrë në mbrojtje”,- tha Lala.

SPAK tashmë ka mbyllur hetimet teksa të pandehur janë marrë zyrtarisht Redjan Rraja si koka e grupit kriminal dhe autor aktiv i ngjarjes, por edhe Arjol Halilaj, pjesë e grupit dhe ndihmës në atentat. 29- vjeçari Arjol Halilaj, me origjinë nga Skrapari, por me vendbanim në Durrës, u arrestua në maj pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunë­tor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja. Ndërsa Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimi­n e hetimeve për atentatin.

RRËZIMI I ALIBISË SË REDJAN RRAJËS

Prokuroria thotë se Redjan Rraja gënjen edhe lidhur me lëvizjet që ka bërë ditën e ngjarjes. Ai ka deklaruar se shkoi në Durrës të kolaudonte makinën, ndërkohë që veprimet i kreu Arjol Hailaj. Ish- dentisti deklaron, gjithashtu, se drejt Tiranës u rikthye rreth orës 17.00 të datës 1 nëntor, por, në fakt, nga pamjet filmike rezulton se automjetin e tij e drejtonte një person tjetër. Alibia e Rrajës rrëzohet edhe nga familjarët e tij. Bashkëshor­tja ka dëshmuar se për rreth një muaj nuk ishte takuar me të, pasi Redjani i kishte thënë që ndodhej jashtë vendi, ndërsa e merrte në telefon dhe pyeste vazhdimish­t me fëmijën. “Nga kjo del qartë se Redjan Rraja në përpjekje për ndërtimit të një alibie ka përgatitur familjarët e tij se do të ikte jashtë shteti”, thekson prokuroria. Një tjetër provë e fortë ndaj tij pritet të jenë dëshmitë e tre vëllezërve të mitur, të cilët panë atentatorë­t teksa braktisën makinën në pronën e familjes së tyre. Njëri prej të miturve thotë se personat ishin të maskuar dhe mbanin armë. Ndërsa në sediljen e pasme kishin lënë automatikë­t. Djali tregon se teksa largoheshi­n, pranë tyre u afrua një automjet tjetër dhe njëri nga personat që ndodhej në të – I kërcënoi duke iu thënë “pse se përfunduat punën, do t’ju pres fytin”. SPAK është duke zhvilluar hetime për të identifiku­ar jo vetëm atentatori­n e dytë, por edhe urdhëruesi­t e krimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania