Gazeta Shqiptare

Atentat në Milot, dy persona me motor qëllojnë me breshëri një 45- vjeçar

U plagos me 7 plumba, Ibrahimi dërgohet në spitalin e Traumës

-

MILOT - Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në qendër të qytetit, ndërsa objekt i sulmit me armë ishte Ylli Ibrahimi. Mësohet se 45vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal dhe autorët sipas të dhënave ishin dy persona, të cilët lëviznin me një motor dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. “Rreth orës 12: 10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. I., i cili është transportu­ar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D. V. P. Lezhë, të Komisariat­it të Policisë Kurbin dhe FNSH- së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ëve”,- njoftoi policia. Ndërkaq, mësohet se personat që plagosën Ylli Ibrahimi, ishin të mirëpërgat­itur për një atentat. Të maskuar, dy autorët hipën mbi një motor dhe vëzhguan ‘ shënjestrë­n’ e tyre deri në momentin që u doli në shteg.

Nga të shtënat 45- vjeçari ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe është dërguar për trajtim të specializu­ar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjika­le! Dyshimet janë se atentati ka pasuar një konflikt mes Ylli Ibrahimit dhe autorëve, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera. Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve, por pa rezultat. Në vijim pritet dëshmia e 45- vjeçarit Ylli Ibrahimi për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motive e ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua disa gëzhoja si dhe pritet të analizohen kamerat e sigurisë të disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Nga ana tjetër, burime policore bënë me dije se 45- vjeçari është qëlluar me automatik të llojit “Scorpions”, modeli 61 ( 7.65 mm), nga e cila dolën plot 20 plumba dhe u ‘ zbrazën’ në drejtim të 45- vjeçarit Ibrahimi. “Scorpions”- i ishte pajisur edhe me silenziato­r, për të mos alarmuar zonën e për të mos ‘ shqetësuar’ kalimtarët e tjerë. Të gjitha gëzhojat janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa, mësohet se shtatë prej plumbave e kanë kapur Ibrahimin në gjymtyrët e poshtme, duke i lënë dëme të mëdha në gjymtyrët e mëposhtme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania