Gazeta Shqiptare

ORENA BICI: Skena është e shenjtë për mua

Mes përditshmë­risë dhe aktrimit, rrëfimi i aktores së Al Pazar "Të mundohemi të jemi njerëz të mirë"

-

Kohë të vështira për të gjithë e padyshim edhe për artistët! Orena Bici aktore prej vitesh e spektaklit të humorit "Al Pazar" tregon si punohet në skena pa publik dhe sa i mungon artistëve prezenca e dashamirës­ve të aktrimit në sallë. Përtej kësaj me Orenën kemi folur edhe për disa momente pikante, të cilat do i zbuloni në intervistë­n që kemi përgatitur me të.

Ori, ke kaq shumë role në ' Al Pazar', ka ndodhur t'i ngatërrosh me njëratjetr­ën?

Ndonjëherë ndodh të ngatërroj ato personazhe, që kanë dialekte të ndryshme. Megjithatë, skena është e shenjtë për mua.

Nëse do të shkëpusje nga një tipar për secilin nga rolet pikante që ke luajtur, cili nga rolet ngjan më shumë me ty?

Më kollaj kam të të them ku nuk ngjaj, sesa ku ngjaj. ( qesh)

Pandemia na ka detyruar të jemi pa publik, çfarë të mungon prej sezoneve normale?

Siç e the dhe ti, sezoni pa publik. Kjo është dhe ajo për të cilën më mungon prej atyre normaleve. Lodhja është po e njëjtë, por publiku na mungon shumë.

Sa të vështirë e ke patur të bësh punën që ke arritur sot në këtë fushë?

Si çdo punë tjetër që është e vështirë për të zënë vendin që të takon. Por, kam qenë gjithmonë e duruar. Mendoj që mbi të gjitha duhet të jesh njeri i mirë. është ajo shprehja tipike: "duke qenë vetvetja dhe duke punuar shumë".

Cili është roli që përpiqesh të luash në gjithë këtë rrëmujë artistike dhe jetësor?

Do ishte mire nëse do të ishte rrëmujë artistike, por është thjesht rrëmujë e zakonshme. Mbështes protestat, mendoj që duhet të ishin bërë më parë. Nga ana tjetër nuk jam dakord për dhunën e treguar, qoftë nga protestues­it e sidomos nga shteti. Nuk e di... Shqipëria tani është një lëmsh!

Televizion­i është një mashtrim i madh apo një e vërtetë e madhe?

është një miks i të dyjave, por mendoj që dominon më tepër mashtrimi.

Je vërtet aq "take it easy" ( merre lehtë) sa cë'paraqitesh në përditshmë­ri apo është e kundërta?

Ti më njeh ndaj dhe më pyet. ( qesh) Varet nga situata. Sa jam "take it easy" aq dhe më shumë jam e komplikuar. Filloj futem në disa mendime të thella, mërzitem, varet nga situata.

Për çfarë nuk do të kishte vend në shpirtin tënd artistik?

Për intriga, gënjeshtra dhe sidomos për njerëzit që s'e durojnë dot hipokrizin­ë dhe janë për vete "nëna" e hipokrizis­ë... Nuk e di, të betohem, s'i kuptoj dot njerëzit se çfarë duan të arrijnë!

Ku e shikon Ori veten pas një viti?

Ia lëmë kohës. Jeta po na mëson kohë pas kohe mos të bëjmë plane, sepse ka shumë të papritura.

Si e mbyllim këtë intervistë?

Meqë viti sapo ka filluar uroj: Gëzuar të gjithë shqiptarëv­e, pa përjashtim! Gëzuar dhe qoftë një Vit i Ri i mbarë në çdo aspekt! Shëndet mbi të gjitha dhe mirësi pafund! Mos harroni - qeshni gjithmonë! Do t'ju bëj mirë juve dhe do plasin nga inati ata që nuk ju duan, por mbi të gjitha: "të mundohemi të gjithë të jemi njerëz më të mirë"!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania