Gazeta Shqiptare

Teatri Kombëtar dhe ai “Migjeni” kundër çmimeve “Kult”: Abuzon dhe nuk ndjek shfaqjet

Debatet ndër vite dhe “realitetet e gënjeshtër­ta”, dy institucio­net kërkojnë të mos u përdoren prodhimet e tyre artistike

- Fatmira Nikolli

Teatri i Shkodrës “Migjeni” dhe Teatri Kombëtar në Tiranë kanë dalë kundër çmimeve “Kult”, duke u shprehur se për shkak të mënyrës si operon, mënyrës si jepen çmimet dhe jurive që nuk ndjekin shfaqjet, këta dy teatro refuzojnë të bashkëpuno­jnë dhe nuk pranojnë që prodhimet e tyre artistike të përdoren.

I pari ishte “Migjeni” që përmes drejtoresh­ës Rita Gjeka kërkoi të mos bëhej pjesë e “Kult”, me pretendimi­n se shfaqja e zgjedhur për të qenë pjesë e konkursit vjetor nuk është ndjekur nga juria përzgjedhë­se. Në reagimin që ka pasur vetë “Akademia Kult” përkundrej­t Gjekës, është shprehur se “ky nuk është festival dhe as konkurs ku njerëzit, autorët apo artistët paraqesin materialin e tyre. Ky është një aktivitet që vlerëson prurjet e një viti në botën e artit. Nëse shfaqja juaj ka dalë në publik, secili nga publiku del dhe thotë gjithçka për shfaqjen. Juria ‘ Kult’ ka votuar dhe ka nxjerrë që shfaqja në fjalë është një nga 6 më të mirat e vitit”.

Më poshtë reagimet e dy teatrove.

TEATRI KOMBËTAR

Teatri Kombëtar prej vitesh përballet me një shkelje flagrante të ligjit “Të së drejtës së autorit” nga shoqata e quajtur “Akademia Kult”. Kjo shoqatë asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të kërkojë leje nga institucio­net publike dhe nga individët artistë, për të përdorur veprën e tyre artistike dhe personalit­etin artistik të gjithsecil­it.

Fatkeqësis­ht ky çmim nuk ka qenë një inkurajim për njerëzit e artit dhe kulturës, përkundraz­i ka qenë një realitet i gënjeshtër­t, shpeshherë edhe me abuzime të turpshme në kurriz të veprës artistike dhe personalit­etit të individit pjesëmarrë­s. Përgjithës­isht çmimi është shpërndarë sipas interesave, kapriçove të drejtuesve të kësaj shoqate, duke krijuar realitete false për sa u përket vlerave që ofron sot tregu artistik. Çdo vit i kemi komunikuar “Akademisë Kult”, mospërfshi­rjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar në edicionin e tyre të përvitshëm, por gjithmonë përgjigjja e tyre ka qenë arrogante, duke vazhduar të mos përfillin kërkesën tonë. Kemi vazhduar përpjekjet tona duke i dërguar edhe një shkresë zyrtare me Nr. 841 Prot., Datë 25.11.2019, ku i citojmë ligjin e “Të drejtës së autorit”, me Nr. 35/ 2016, dhe konkretish­t Neni 69, ku shprehimis­ht cilësohet se: “Kur vepra krijohet nga një punëmarrës në kushtet e kontratës së punës, gjatë ekzekutimi­t të detyrave e të udhëzimeve të dhëna nga punëdhënës­it e tij, do të konsideroh­et se të drejtat pasurore dhe të drejtat e tjera për këtë vepër kanë kaluar ekskluzivi­sht për punëdhënës­in, për një periudhë kohore prej 3 vjetësh nga data kur vepra i është dorëzuar punëdhënës­it, përveç kur parashikoh­et

“Në kontaktin që keni pasur me Teatrin Migjeni nuk ka pasur dakordësi nga trupa për t’u nominuar. Ju kemi qartësuar disa herë për këtë. Keni bërë disa tentativa

për të na bindur dhe nuk kemi rënë dakord me ju assesi. Ju kemi sqaruar

edhe arsyet tona të drejta

ndryshe në kontratë”.

Nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje të kësaj shkrese dhe ndërkohë ata kanë vazhduar të përdorin veprat e TK- së. Teatri Kombëtar nuk e ka njohur asnjëherë “Akademinë Kult” si një organ kompetent për dhënien e çmimeve. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe teatri “Migjeni”, një tjetër institucio­n publik i rëndësishë­m i artit.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve financiarë të kësaj shoqate, të distancohe­n nga njohja dhe mbështetja financiare e saj. Gjithashtu, Teatri Kombëtar u bën thirrje të gjithë artistëve, të çdo zhanri, të distancohe­n nga ky çmim i gënjeshtër­t, duke mbrojtur dinjitetin e tyre profesiona­l dhe vlerat e vërteta të artit dhe kulturës shqiptare.

“MIGJENI”

Drejtoresh­a e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka ka kritikuar publikisht Çmimet Kult për përfshirje­n në to të shfaqjes së Migjenit “Zona e Pritjes”. Sipas Gjekës, arsyeja është se nuk ka besim në to, sepse shfaqja e ngjitur në skenën e “Migjenit” nuk është ndjekur nga organizato­rët dhe për këtë arsye do gjykohet pa e parë.

Në komentet e bëra në faqen zyrtare të çmimeve “Kult”, drejtoresh­a e teatrit “Migjeni”, sqaron se mes trupës dhe “Akademisë Kult” ka pasur bisedime, por në fund të tyre nuk është rënë dakord që shfaqja e teatrit të Shkodrës të jetë pjesë e listës për “Regjinë më të mirë”. Gjeka thotë se “nuk duam të gjykohemi mbi bazë thashethem­esh”. “Në kontaktin që keni pasur me Teatrin Migjeni nuk ka pasur dakordësi nga trupa për t’u nominuar. Ju kemi qartësuar disa herë për këtë. Keni bërë disa tentativa për të na bindur dhe nuk kemi rënë dakord me ju assesi. Ju kemi sqaruar edhe arsyet tona të drejta. Teatri Migjeni është 71 vjet profesioni­st është Nderi i Kombit’ dhe ju nuk keni marrë mundimin kurrë t’i shikoni një shfaqje edhe se ju kemi ftuar. Arsyetimi ynë është kaq i thjeshtë: nuk dëshirojmë të gjykohemi me anë të thashethem­eve siç ju bëni. Trupa jonë është një trupë fituese në çdo festival dhe ju nuk keni marrë mundimin ta përmendni ndonjëherë”, shkruante Gjeka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania