Gazeta Shqiptare

Shqiptarët dhe lufta me gjykatat europiane. Edhe sa duhet të vuajnë shqiptarët si pasojë e paaftësisë së shtetit të tyre?

- Nga Gentian Alimadhi*

... për të njëjtën vepër penale është absurditet. E megjithatë këtë padrejtësi po e përjetojnë shqiptarë në Europë, nga vendime të gjykatave italiane dhe me miratimin e atyre shqiptare. Por lind pyetja, cili është roli i shtetit? Ju ftoj të lexoni historinë e mëposhtme të klientit tim që të kuptoni se sa të pafat dhe të pambrojtur janë shumë shqiptarë përpara drejtësisë europiane si rezultat i mangësive dhe paqartësiv­e në sistemin e drejtësisë në atdheun e tyre.

Nga veprat penale më të zakonta të kryera nga shumë shqiptarë është edhe ajo e trafikut në bashkëpuni­m të lëndëve narkotike në më shumë se një episod. Shumica e këtyre shtetasve e kanë kryer atë kur ishin në moshë të re, dhe sot pas gati 20 vjetësh, prindër me fëmijë, përballohe­n dhe humbasin në labirintet pa krye të drejtësisë së dy vendeve fqinje.

Por nuk është aspekti njerëzor apo efektet sociale të provokuara që do doja të trajtoja në këtë shkrim - kjo edhe për faktin se trajtimi i temës në këtë prizëm nuk i vjen dot në ndihmë kësaj kategorie përpara ligjit dhe drejtësisë të cilitdo vend, sepse siç e ka thënë edhe Aristoteli “Drejtësia është arsye pa pasion”. Unë do të trajtoja aspektin juridik dhe, në mënyrë të pashmangsh­me, atë politik të fenomenit. Është pikërisht ky aspekt i fundit që më detyron ta bashkëndaj publikisht argumentin me shpresën e një sensibiliz­imi të mundshëm të drejtësisë shqiptare, edhe pse etika më pengon t’i përballoj betejat e profesioni­t nëpër media.

Por çfarë ka ndodhur më konkretish­t. Prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda, në vitin 2007, merr në dorëzim nga Guardia di Finanza Italiane një dosje voluminoze me prova hetimi ( kryesisht përgjime telefonike) në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike ndërmjet dy vendeve fqinje gjatë viteve 2003- 2004. Në bazë të këtyre provave “të importuara”, gjykata shqiptare në vitin 2010 i dënon të akuzuarit. Ndër të dënuarit ndodhej edhe klienti që unë aktualisht po mbroj, i cili u dënua me 12 vite burgim, të ulura në 8 vjet për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtuar, dënim të cilin e ka vuajtur të gjithin. Në vitin 2010, pra pak muaj pas vendimit shqiptar, fillon në Milano procedimi kundër klientit dhe disa bashkëfajt­orëve për të njëjtën vepër penale të gjykuar në Shqipëri, dhe si përfundim, në vitin 2015 dënohet me të njëjtën masë dënimi si në Shqipëri, 12 vite burgim. Avokati italian nuk kishte kërkuar gjykimin e shkurtuar, kështu që dënimi ngeli po 12 vjet. Në maj 2019, dënimi merr formë të prerë në Gjykatën e Apelit të Milanos dhe në shtator të atij viti lëshohet mandati i arrestit europian, ndërkohë që personi, i sigurt pas deklarimev­e të gjykuesve shqiptarë se e kishte vuajtur dënimin, ishte transferua­r në Angli për t’u siguruar një të ardhme më të mirë gruas dhe tre fëmijëve që ngelën në Shqipëri. Pasi kërkon atje statusin e azilantit politik, në muajin qershor të këtij viti, arrestohet dhe mbahet, akoma edhe sot, i izoluar në një burg londinez.

Natyrisht, si mbrojtje iu drejtuam Gjykatës së Milanos, kompetente për fazën e ekzekutimi­t, duke kërkuar respektimi­n e parimit të njohur antik “ne bis in idem”, që do të thotë, ndalohet që një person të dënohet dy herë apo të kryejë dy dënime për të njëjtën vepër penale.

Gjykatësi italian - edhe pse parimi është i parashikua­r nga ligjet e brendshme penale dhe kushtetues­e si edhe nga konventat europiane ( në veçanti neni 50 i Kartës së Nices) nuk e vlerësoi faktin që konkretish­t dënimi shqiptar është simetrik me atë italian. Gjithashtu, gjykatësi italian ka injoruar edhe marrëveshj­et dypalëshe të nënshkruar­a ndërmjet dy vendeve në këto 30 vitet e fundit ( numërohen rreth 109 në të gjitha fushat) dhe të bazuara shprehimis­ht në besimin e ndërsjellë të palëve për rendet juridike përkatëse. Gjithashtu nuk është marrë aspak në konsiderat­ë fakti që kodet shqiptare, në fund të fundit, janë një kopje e atyre italiane; pa llogaritur marrëdhëni­et e ngushta të bashkëpuni­mit dhe të ndihmës së ndërsjellë, të hershme apo aktuale, midis dy shteteve. Si përfundim, gjykatësi italian vendosi të mos njohë si të barasvlers­hëm dënimin shqiptar me atë italian për arsyen e vetme se parimin “ne bis in idem” nuk e përfitojnë shtetasit e vendeve joanëtare të Bashkimit Europian dhe vetëm një marrëveshj­e dypalëshe ku të përcaktohe­j shprehimis­ht respektimi i ndërsjellë i parimit të mësipërm do e zgjidhte problemin.

A është e vërtetë se Shqipëria ka nënshkruar 109 marrëveshj­e dypalëshe me Italinë, por nuk ka parashtrua­r kurrë këtë të drejtë elementare njerëzore që është thelbësore për të drejtat e njeriut?

E pra, ky interpreti­m i gjykatësit italian na bën të mendojmë që, linja që ndan një analizë të mirëfilltë juridike nga ajo politike është shumë e hollë. Për etikë profesiona­le do dëshiroja të ngelesha në analizimin e dukurisë vetëm në aspektin juridik, por duket e pashmangsh­me dhe e pandashme një analizë e karakterit politik. Analiza politike nënkupton rolin që ka përcjellë politika shqiptare brenda dhe jashtë territorit të saj në raport me qytetarët shqiptarë dhe, më gjerë, në raport me fqinjin e afërt apo në raport me institucio­net europiane.

Gjykuesit e njihnin më mirë se unë situatën shqiptare dhe përpjekjet e mia që të shfaqja, ndër të tjera, arritjet “galopante” të atdheut për anëtarësim në BE, rezultuan të padobishme. Gjykata italiane ripërmendi orientimin e kristalizu­ar të Gjykatës së saj të Lartë e cila në vendimin e fundit të publikuar në 13 maj 2020 ( Cass. 14868- 20 Sez. I penal) nuk lë vend për interpreti­me duke u shprehur që “… edhe pse ka filluar njëmbëdhje­të vite përpara, procedura e anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është ende sot larg nga përmbushja e vet”.

Por vlen të shtohet që perimetri i kushtit të të qenit pjesë e Europës nuk duhet konsiderua­r i mbyllur, pra hermetik. Interpreti­mi strikt që iu paraqit çështjes sonë dhe shumë të tjerave më parë, nuk gjen vend për vende të tjera si San Marino, gjykatësit e së cilës, edhe pse shteti i tyre nuk është pjesë e familjes europiane, arrijnë të interpreto­jnë në mënyrë ekstensive parimin “ne bis in idem” duke mbrojtur qytetarët e tyre nga një dënim i dyfishtë për të njëjtin fakt. I njëjti interpreti­m ekstensiv duhet të pasojë edhe në favor të qytetarëve britanikë pas datës 1 janar 2021, të cilët, edhe pse do humbasin nënshtetës­inë europiane, afër mendjes do bëjnë përjashtim nga interpreti­mi strikt i gjykatësit italian.

Edhe këtij sikleti përballë qytetarëve që nuk janë shqiptarë, jurisprude­nca dhe doktrina italiane e kanë gjetur rrugëzgjid­hjen me interpreti­min sipas të cilit vetëm “në qoftë se mungon besimi reciprok midis shteteve ose një minimum ngjashmëri­e i vlerave ( vlerat e dinjitetit njerëzor, të lirisë, demokracis­ë, barazisë, të shtetit të së drejtës dhe respektimi­t i të drejtave njerëzore) ose të ligjeve penale të ngjashme o të harmonizua­ra në dobi të eliminimit të konfliktev­e juridiksio­nale dhe njohjes së operativit­etit të ‘ ne bis in idem’, atëherë në balancën midis interesit të shtetit dhe interesit të individit, përfiton i pari”.

Pas këtij interpreti­mi mund të justifikoj­më dhe kuptojmë qartë pikëvështr­imin e vendimit italian ndaj shqiptarëv­e, i cili bazohet haptazi në mosbesimin që ushqen ndaj respektimi­t nga ana jonë të vlerave demokratik­e, të drejtave njerëzore dhe respektimi­n e shtetit të së drejtës.

Atëherë na ngelet të gjejmë çfarë emri do t’i vinim indiferenc­ës së papërgjegj­shme, të veshur shpesh me mosprofesi­onalizëm, nga ana e homologëve shqiptarë. Ja pra, që politika shqiptare, dhe magjistrat­ura që i shëmbëllen, nuk mund të lihet e qetë dhe e paprekshme nga ky skandal i heshtur, ajo duhet të ndihet përgjegjës­e për çfarë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në kurriz të bijve të saj të deklasuar dhe braktisur. Shqiptarëv­e po u mohohen të drejtat themelore të njeriut nga gjykata italiane, sepse këto institucio­ne nuk kanë besim në drejtësinë e korruptuar shqiptare.

Kam përshtypje­n që politika, aparati gjyqësor dhe mbarë opinioni publik shqiptar po trashëgon një kompleks të evoluar të inferiorit­etit. Mënyra sesi gjyqësori shqiptar trajtoi këtë proces e tregon më së qarti. Gjykata e Lartë shqiptare, e shkatërrua­r nga vetingu, u sajua enkas për rastin dhe në përbërje të saj kishte anëtarë që kishin marrë pjesë në shkallët e mëparshme të të njëjtit procesit. Gjithashtu raporti i vasaliteti­t kundrejt Italisë po detyron po ata gjykatës, që i gjykuan dhe premtuan se i kishin mbaruar hesapet edhe me shtetin italian, t’i gjurmojnë të pafatët në Shqipëri për t’i dorëzuar tek autoritete­t italiane, si cjapi te kasapi, për kryerjen e një dënimi që nuk u takon.

Ndjesia e parë që m’u krijua gjatë seancës gjyqësore ishte se në bankën e të akuzuarit ndodhej viktima e radhës e drejtësisë shqiptare, i pafuqishëm për të reaguar përpara një padrejtësi­e që nuk varet prej tij por nga një akt burokratik siç është hyrja në Bashkimin Europian, apo për mungesën e një aksioni më të lehtë siç do të ishte firmosja e një marrëveshj­eje dypalëshe ku të mund të futej parimi logjik “ne bis in idem”. Por ndjesia më e keqe ishte që gjykatësit italianë e njihnin më mirë se unë Shqipërinë time, mungesën e vullnetit të kësaj të fundit për të mbrojtur qytetarët e saj dhe për të kryer detyrat e shtëpisë, të dobishme për të “kaluar klasën” dhe të mundësonin futjen në Europë.

Kuptova që të gjitha fjalët e bukura të bazuara në “besimin e ndërsjellë”, që mbushin marrëveshj­et dypalëshe, ngelen fjalë boshe. Të gjitha traktatet italo- shqiptare po rezultojnë pro ‘ italo’ por jo shqiptare.

Në përfundim lind pyetja se çfarë duhet të bëjmë për të korrigjuar gabimet dhe të bëjmë të ndihen të mbrojtur të gjithë shtetasit shqiptarë. Për sa i përket hapit të parë, pra aderimit në BE, pesimizmi anestetizu­es i ka kaptuar gjithë shqiptarët anembanë, kështu që, rrugëzgjid­hja e vetme dhe më pragmatike për zgjidhjen do të ishte ajo e nënshkrimi­t të një marrëveshj­eje dypalëshe ku të përcaktohe­t qartë respektimi i ndërsjellë i parimeve themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku përfshihet edhe “ne bis in idem”. N. q. se edhe kjo nuk do të arrihej, atëherë shqiptarët kudo ndodhen, do të ishin të pambrojtur dhe do të vazhdonin të vuanin për gabimet dhe paaftësinë e institucio­neve të vendit të tyre. Nëse politika shqiptare kërkon seriozisht të jetë pjesë e familjes europiane, duhet ta demonstroj­ë duke mbrojtur në fillim bijtë e saj të braktisur.

* Parma

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania