Gazeta Shqiptare

Prapaskena me Ernest Muçin

Mjaft lëvizje edhe në ekipet e tjera të kampionati­t

-

Një prej ekipeve me akademinë më të pasur është sigurisht Tirana, ndoshta edhe sepse çdo i ri ka dëshirë të luajë për ta. Er nest Muçi është një nga talentet e kësaj akademie. Tashmë janë bërë 2 sezone që ai është n ë radhët e ekipit të parë dhe po shkëlqen n ë të gjitha aspektet. Muçi po kërkohet nga shumë klube prej talentit të tij të madh. Sigurisht që klubi nuk ka për ta lënë atë të lirë pa një shumë të majme. Këto ditë po qarkullon një lajm se sulmuesi po kërkohet nga një prej klubeve më të mëdha në Belgjikë. Sipas “Panorama Sport”, bëhet fjalë për Gent. Këta të fundit, thuhet të kenë ofruar diku te 500 mijë euro për Muçin, por Tirana ka refuzuar me pretendimi­n se ai vlen më shumë se aq. Sipas bardhebluv­e, ai do të kushtojë rreth 1 milion euro. Ndoshta një shifër e lartë për kampionati­n tonë që rrallë dëgjohet. I fundit i shitur me këtë shumë ishte Liridon Latifi i Skënderbeu­t. Vështirë se klubi belg është i gatshëm të paguajë kaq shumë bashkë me bonuset. Nga kjo situatë po bëhet gati të përfitojë një ekip i madh europian, Braga. Ata e kanë shfaqur interesin për 19vjeçarin dhe janë gati për t’u hedhur në sulm. Të shohim sa do t’u rezistojë Tirana këtyre ofer tave tunduese për Er nest Muçin. Bardheblut­ë janë vënë në lëvizje edhe për një mesfushor, dhe duket se kanë arritur marrëveshj­en me 22vjeçarin Glejdis Ndraxhi. Ai luan si mesfushor dhe së fundmi ka qenë pjesë e Apolonisë. Duket se jo vetëm Tirana dëshiron të jetë aktive në merkato. Skënderbeu gjithashtu pas firmosjes me disa lojtarë, tashmë po tenton edhe një veteran t ë kampionati­t tonë, Gilman Likën. Ata e shohin 34- vjeçarin si një shembull për të rinjtë dhe kërkojnë një lider në skuadër. Ndërkohë edhe kryesuesit e Vllaznisë kanë arritur akordin me futbollist­in durrsak të Gjilanit, Arbër • yrbja. Ky i fundit ka pasur aventura në superiore me Teutën dhe Kukësin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania