Gazeta Shqiptare

Rama: Vaksinimi ndaj COVID- 19, synojmë ta mbyllim procesin brenda 14 muajsh

“Kontraktua­m 1 milion e 140 mijë vaksina nga COVAX”

-

Kryeminist­ri i Sh qipërisë Edi Rama mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur vaksinës Pfizer të ardhur në Shqipëri.

Sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.

Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë.

“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. kemi parashikua­r me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milion e përafërt që presin.” ka thënë Rama.

Kryeminist­ri i vendi shprehet se vendi jonë ka kontraktua­r 1 milion e 140 mijë vaksina të Covax. Më tej kryeminist­ri shtoi se është garantuar një kontratë me Pfizer që do të çohet në Parlament. 10780 doza do të vijnë në janar dhe 30 mijë të tjera në muajin shkurt.

“Ne kemi kapacitet për të vaksinuar deri në një numër që patjetër është i mjaftueshë­m për të arritur 14 muajshin e mbylljes së ciklit të vaksinimit, por kjo varet sa të aftë do jemi në që ta kryejmë në kohë reale. Ne e kemi filluar në 11 janar vaksinimin dhe këtu bëhet ende propagandë”, tha Rama.

Janë tre skenarë që do të nisin për vaksinimin që nisin nga 6 muaj deri në 14 muaj. Vaksinat që kanë ardhur janë një pjesë vaksinave që do të vijnë në mënyrë jo transparen­te. Çdo flakon i vaksinës ka një kod dhe një rrugë, që është si “ari” në këto kohë, tha Kryeminist­ri më tej.

Sipas Ramës BE nuk i kushtonte asgjë që të dhuronte vaksina për Ballkanin. Kryeminist­ri ka shtuar se marrëveshj­a u lidh me Pfizer falë punës dhe kontakteve personale të tij.

“Nuk ka qenë vendim i Kmisionit Evropian që të lihen jashtë. Është moralisht e pa justifikue­shme.”

“Këshilli Evropian, egoizmi i disa shteteve mori vendimin që vaksina ti ndanin dhe thanë që mund të bëheshin negociata bilaterale. Dhe Komisioni i BE nuk ka në dispozicio­n. Ne nuk kemi kërkuar lekë. Kanë vënë 70 mln euro por ca do blemë me ato? Ne kemi vaksina se kemi kontratë me Pfizer. Kjo është falë kontakteve personale. Covaxi është platformë që shpresojmë të sjelli doza. Nuk kemi nevojë për parat e BE se ne kemi parapaguar” ka thënë Rama.

“Kritikave të mia nuk ju heq asnjë presje. Lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në BE. Nuk ju kushtonte asgjë. Franca ca kuptimi ka që të ketë stok që nuk e injekton dot dhe t’mos i thuash këtyre 6 vendeve që marrin jo shumë por të paktën ta fillojnë. Të atyre që janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo ka qenë kritika ime” ka theksuar Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania