Gazeta Shqiptare

Takimi, Bundo: T’i vrasësh rinisë shpresën, njësoj si dëbimi me forcë i kosovarëve nga Milloshevi­çi

-

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo deklaroi dje se shpopullim­i i popullsisë është temë e interesave kombëtare që duhet të bashkojë të gjitha institucio­net. I pranishëm në video- konferencë­n e organizuar nga presidenti Ilir Meta për këtë temë, profesori tha se shpopullim­i nuk ka të bëjë me të qenët i majtë apo i djathtë. Mes të tjerash Bundo bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se t’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi, siç bënte Milloshevi­çi me shqiptarët e Kosovës. “Shpopullim­i është një temë shqiptuese që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politikë, institucio­net dhe shoqërinë. Falënderoj Presidenti­n Meta, që si burrë shteti, i ka dalë ballazi këtij fenomeni, që duhet shndërruar në një temë kombëtare. Kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk u shërben interesave kombëtare. Roli kryesor në menaxhimin e kësaj fatkeqësie kombëtare i takon qeverisë, që nuk po tregon vullnetin e duhur dhe vizionin për ta frenuar. Në Shqipëri të ardhurat mujore për një familje në nevojë janë diku tek 104- 105 euro. Kjo është shqetësues­e, sepse jemi në kufijtë e varfërisë dhe në vendin e fundit në rajon, sa u përket të dhënave tronditëse për këtë kategori. Niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë sesa në të gjithë rajonin. T’i vrasësh rinisë shpresën, është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Milloshevi­çi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova”, - deklaroi z. Bundo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania