Gazeta Shqiptare

Skandali me sanitaren te “Shefqet Ndroqi”, Rama: S’mundet të përbaltë bluzat e bardha

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në spitalin COVID2, ku një sanitare duke u hequr si infermiere mori 8 mln lekë për t’i shërbyer një pacienteje me COVID- 19 që më pas ndërroi jetë. “Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigat­ivë të emisionit ‘ STOP’, të cilët meritojnë falënderim e respekt për kontributi­n e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrsesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierë­ve të përkushtua­r shqiptarë”, shkruan Rama në “Facebook”. Rama tha dje nga ambientet e reja të Qendrës Shëndetëso­re Nr. 1 në Tiranë, se e vetmja gjë që e ka ngrohur në këtë ngjarje ka qenë puna e gazetarëve investigat­ivë, ku nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir. “Realisht, e vetmja gjë që më ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigat­ivë, sepse kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht tejet të papërtypsh­ëm, por njëkohësis­ht nuk kanë provuar, përkundraz­i, me gjithë investigim­in e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir. Duhet të jetë një kambanë alarmi, për të gjithë dhe në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla, sepse ne jemi të gjithë në dispozicio­n. Patjetër që, siç nuk ka pyll pa derra, nuk ka asnjë sistem dhe asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë edhe mjekë, por kjo nuk e zhbën punën, gjithë sakrificën dhe madje në këtë rast të pandemisë dhe heroizmin e mjekëve. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe faktikisht ju jeni më të ekspozuari­t, dhe jo vetëm që nuk keni lënë njeri rrugëve apo pa trajtuar, përkundraz­i, keni vënë jetën tuaj në rrezik të përditshëm. Pavarësish­t se të gjithë janë garantuar me mjete mbrojtëse etj., kjo flamë nganjëherë nuk pyet për asgjë. Besoj që, me gjithë këto ndryshime që po bëhen, edhe nga pikëpamja e infrastruk­turës, edhe nga pikëpamja e pagave, dhe në këtë aspekt duhet të ketë përmirësim­e. Patjetër që nuk do të ndalemi këtu. Ne jemi në diskutim për të kaluar në një fazë tjetër me sistemin dhe për të krijuar më shumë pavarësi administra­tive nga ana e strukturav­e shëndetëso­re, dhe për t’iu dhënë mundësi edhe atyre që punojnë më shumë që të paguhen më mirë, me bonuse”, - tha Rama ndër të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania