Gazeta Shqiptare

Po luan binomi “Vjosa- Albin”

- Nga Andi Bushati

... e parakohshm­e të 14 shkurtit.

Ajo çka prezantuan këtë të enjte, lideri i Vetëvendos­jes dhe bartësja e listës së një grupi të larguarish nga e djathta rugoviste, u paketua me mantelin e një ambicieje shumë më të madhe sesa sfida e elektorale që kishin përpara.

Dy njerëzit më të votuar në sfidën e 6 tetorit 2019 shpallën dy synime. I pari arritjen e një shumice të cilësuar dhe e dyta sigurimin e postit të presidenti­t përpos atij të kryeminist­rit.

Pikërisht për këtë, gjatë konferencë­s së shtypit, Albin Kurti ngulmoi pothuajse në çdo fjali se zgjedhjet e 14 shkurtit ishin një referendum për ndryshimin e fytyrës së shtetit dhe la disa herë të kuptohet se qytetarët e kishin presidente­n e vet ( megjithëse aktualisht në detyrë) të cilën, gara elektorale, do të shërbente vetëm për ta rikonfirmu­ar.

Natyrisht, lideri i Vetëvendos­jes i detyrohet moralisht qëndrimeve të Vjosës. Mënyra se si ajo ruajti të pakorruptu­ar frymën e ndryshimit që qytetarët kërkuan në zgjedhjet e shkuara, papërkulsh­mëria që tregoi ndaj pleqve pazarxhinj të LDK- së, karta e besueshmër­isë që i shtoi kredos, se qeveria Kurti u rrëzua nga një kastë e kapësve të shtetit në kundërshti­m me vullnetin popullor, nuk ishin pak.

Por sado e mbarsur me moral të jetë mirënjohja, vijësjellj­a dhe hierarkia e vlerave të Vetëvendos­jes, në zgjedhjen politike për të propozuar Vjsosa Osmani si presidente të ardhshme të Kosovës ka edhe synime të ftohta taktike.

Kushdo e di se ky është një mision teorikisht i pamundur. Që kuvendi i ardhshëm të zgjedhë kreun e ri të shtetit, ai duhet të krijojë një shumicë të cilësuar prej 81 deputetësh. Kjo nuk ka ngjarë kurrë më parë në shtetin e pavarur dhe për këtë gjithmonë janë kërkuar marrëveshj­e politike.

Madje deri më sot, në Kosovë, përveç të ndjerit Ibrahim Rugova që vazhdoi të korrte rezultate plebishita­re edhe pas luftës, asnjëra nga partitë nuk ka arritur kurë të fitojë në zgjedhje as shumicën e thjeshtë.

Atëherë përse Albini me Vjosën po reken të kapërcejnë ylberin duke synuar të marrin, me një garë të vetme edhe postin e kryeminist­rit edhe atë të presidenti­t? Pse ata kanë shpallur se do të kërkojnë të fitojnë 3/ 5 e deputetëve të parlamenti­t të ri që duhen për arritjen e këtyre objektivav­e.

Një përgjigje e kësaj dileme mund të gjendet në sloganin e famshëm të studentëve protestues të majit ’ 68 në Francë: “bëhuni realistë, ëndërroni të pamundurën”.

Aleatët e sapo pagëzuar, me synimet që shpallën duken ftohtësish­t realistë. Ata janë të ndërgjegjs­hëm se nuk do arrijnë dot mbi 80 mandate. Ata e dinë se Vjosa nuk do të mund të bëhet presidente vetëm me votat e koalicioni­t që sapo themeloi.

Por duke shpallur këtë objektiv të pamundur ata arrijnë një efekt psikologji­k. Ata bëjnë mbizotërue­se idenë se loja tashmë ka përfunduar dhe “binomi të cilit i përket e ardhmja” e ka të fituar shumicën e thjeshtë. Vetëm kështu ata mund të entuziazmo­jnë të vetët dhe të demoralizo­jnë kundërshta­rët duke arritur atë që është synimi real, krijimi i një shumice të thjeshtë, të aftë për të qeverisur vendin pa pengesa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania