Gazeta Shqiptare

Teknologji­a në zgjedhje, KQZ kualifikon kompaninë “Smartmatic”: Kemi nisur negociatat

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi dje se ka përfundua fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic Internatio­nal Hlding B. V”, kompani, e cila kishte marrë pjesë në tenderin për teknologji­në në zgjedhje. KQZ bën me dije se “Kompania Smartmatic Internatio­nal Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentac­ionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T. V. SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH”, thuhet në njoftim. Më tej shtohet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentac­ionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikim­in ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic Internatio­nal Holding B. V. Tashmë KQZ do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese he vetëm nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementi­min e sistemit për identifiki­min elektronik të zgjedhësve. E vetmja kompani që ju përgjigj këtij institucio­ni duke çuar ofertën rreth 16 milionë euro pa Tvsh, për pajisjet e teknologji­së për identifiki­min dhe verifikimi­n e votuesve pas zgjedhor. KQZ- ja njofton se do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me Smartmatic, dhe nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementi­min e sistemit për identifiki­min elektronik të zgjedhësve. Smartmatic, në 2019 pilotoi votimin elektronik në zgjedhjet e brendshme të PS- së, por e njëjta kompani është akuzuar nga avokatët e Trumpit për manipulim në zgjedhjet presidenci­ale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania