Gazeta Shqiptare

Akuzat për shitblerje të votave, seanca e parë për ' Dosjen 184' shtyhet për në 29 janar

Nuri Meda: S'kam lidhje me asnjë palë, më akuzojnë se kam hequr asistencat Partia Demokratik­e kërkon që çështja të shkojë në GJKKO

-

Ditën e djeshme ka ni sur seanca e parë gjyqësore për dosjen e bujshme 184, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit publik dhe ka përplasur palët politike që prej 3 vitesh. I pranishëm në seancë ishte edhe përfaqësue­si i PD- së, në rolin e kallëzuesi­t. Seanca u shty për në 29 janar, pasi palët kërkuan të njihen me fashikujt e dosjes. Pas dy javësh pritet të vendoset nëse dosja rikthehet për hetim apo vijon procesi gjyqësor. Partia Demokratik­e kërkon që çështja të shkojë në GJKKO për kompetencë lëndore, pasi bëhet fjalë për grup të strukturua­r kriminal. Prokurori që përfaqëson akuzën në seancë është Urim Buci. Gjyqtari është Xhevdet Lika, i cili është emëruar gjyqtar në janarin e vitit 2020, pra një vit më parë. Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen e 184 para një muaji dhe dorëzoi në gjykatë katër të pandehur për shpërdorim detyrë dhe kanosje të zgjedhësve. Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish- shef komisariat­i, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshti­m me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxë­s socialiste. Drini Gjeci, ish- drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se, nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga mazhoranca, do t'i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna. I pandehur është dhe Nuri Deda, administra­tor i Njësisë Administra­tive Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshti­m me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtua­r 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës. Ndërkaq, ky i fundit, është shprehur se akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të pavërteta. Ai është shprehur se e kanë kërkuar në seancë për dyshimin se ka shpërdorua­r detyrën e se ka hequr asistencat, aludime të cilat ai i hedh poshtë. "Jam këtu, më kanë thirrur si të dyshuar për "shpërdorim detyre". Kam qenë administra­tori i Njësisë Administra­tive Tomin. Unë nuk kam lidhje me asgjë. Unë nuk kam parë asnjë atje as për të majtë dhe të djathtë pasi kalamajtë nuk e dinë se më kë është baba. Të shikoj se çdo më thonë. Më akuzojnë se kam hequr asistencat. Nuk heq asistencat unë. Ka një specialist atje. Unë vetëm kam qenë administra­tor, kam qenë politikish­t, nuk ka shans që për arsye partiake të vendos unë për ndihmën ekonomike", tha Meda.

"DOSJA 184"

Kjo dosje ka mbërritur në gjykatën e Dibrës pas një pingpongu të gjatë mes institucio­neve të drejtësisë. Nga Krimet e Renda kjo dosje bëri rrugën Tiranë- Dibër për 4 herë vajtje- ardhje deri sa prokurorët aty u bindën që ishte kompetencë e tyre dhe pranuan ta hetojnë. Sipas akuzës së Dibrës në zgjedhjet lokale të 2016 ku do të zëvendësoh­ej Shukri Xhelili me Agim Ramën, ka pasur shitblerje votash, por personat përgjegjës s'mund të hetoheshin pasi vepra penale ishte parashkrua­r. Për dosjen 184 ka pasur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë ministra të rëndësishë­m të qeverisë "Rama" të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të "BILD", ishin shumë funksionar­ë të PS të përfshirë në këtë çështje. Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane "Bild", publikoi disa herë përgjime zyrtare të prokuroris­ë, ku emra të njohur në PS flisnin me njëritjetr­in në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shitblerje vote, kërcënimet për të votuar PS- në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania