Gazeta Shqiptare

Në një marrëdhëni­e me Berat Behramajn? Linda Rei tregon të vërtetën: Lidhjet e mia nuk do t’i bëj kurrë publike

-

Linda Rei u pyet në lidhje me Beratin, por ajo e mohoi që të kishte diçka mes tyre. Ndër të tjera ajo ka thënë se ata të dy kanë një raport miqësor, duke shtuar se lidhjet e saj nuk do t’i bëjë publike asnjëherë në “Instagram” apo në rrjetet sociale. Linda Rei ka treguar të vërtetën, pas thashethem­eve se ajo është në një romancë me modelin kosovar Berat Behramaj, i cili ishte edhe pjesë e emisionit “Përputhen” për të gjetur partnere. Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi për “Abc News”, Linda Rei u shpreh: “Jo, absolutish­t lidhje jo! Është djalë shumë simpatik, i bukur, shumë funny, por lidhje jo, absolutish­t! Ka qenë raport miqësor. Historitë e mia të dashurisë janë reale dhe kurrë s’do t’i bëj publike në ‘ Instagram’ ose portale”. Teksa ka folur se si e dëshiron mashkullin që do të ketë në krah, ajo ka thënë se nuk ka nevojë për një mashkull që ta mbajë me lekë, pasi është e zonja e vetes. “Një femër në këtë botën tonë nuk ka nevojë për një mashkull pranë saj që të bëjë çfarë do. Jam e zonja e vetes që kur kam qenë 18 vjeçe, një mashkull në jetën time duhet të jetë plus, jo të plotësojë çfarë më mungon. Çdo gjë e kam, çanta, këpucë të firmave të njohura, nuk kam nevojë për një mashkull që të më mbajë me lekë”, – përfundoi Linda Rei. Thashethem­et nisën kur Linda komentoi në foton e modelit “Auuu u laga”, ndërsa ai ia ktheu

“Ka lezet kur lagesh ti”. Më pas ajo postoi disa video ku tregonte Beratin lakuriq në shtrat pas aktit seksual. “Çohu more, se shkoi vonë”, – shkruante ajo në përshkrimi­n e pamjeve ku modeli shihej i shtrirë lakuriq në shtrat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania