Gazeta Shqiptare

“Duhet të largohet”, Basha: Rama gënjeu, rriti faturat e energjisë për shqiptarët

PD: Vidhen rreth 400 milionë lekë me tenderë për rindërtimi­n e shkollës

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lul zim Basha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se gjatë viteve të qeverisjes së tij nuk mbajti premtimin për të ulur çmimin e energjisë. Me anë të një videoje në “Facebook”, Basha tha se Rama gënjeu dhe se për këtë arsye duhet të largohet. Basha shprehet se Rama ka premtuar uljen e çmimit, por në fakt e ka rritur atë. Duke publikuar një video me qytetarë të shumtë që ankohen për çmimin e lartë të energjisë elektrike, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha shprehet se kryeminist­ri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë për familjarët, por gënjeu. Kreu demokrat thekson se, për këtë arsye, kryeminist­ri duhet të largohet. “Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, - shkruan Basha. Po dje, nëpërmjet një denoncimi të shpërndarë nga Partia Demokratik­e, thuhet se Bashkia e Vaut të Dejës abuzon me tenderët për rindërtimi­n e një shkolle, e ndërtuar vetëm 5 vjet më parë me fonde amerikane. Sipas denoncimit, 99 milionë e 600 mijë lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau i Dejës. “Abuzimet dhe vjedhjet nuk ndalen në Bashkinë Vau i Dejës! Deri më tani janë abuzuar plot 99 milionë e 600 mijë lekë nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau i Dejës, dhe po tentohet të vidhet nëpër mjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milionë lekë. Jo vetëm

ERION VELIAJ

“‘ S’keni bërë gjë për tërmetin’, tha. Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetëra pallate. Po ti, çfarë bëre për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: ‘ Vetëm po vdiqa unë, do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke, sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe’”, - tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

që po grabisin çdo ditë qytetarët e saj, por Bashkia Vau i Dejës grabit dhe mashtron edhe me investimet e Ambasadës Amerikane. 99 milionë e 600 mijë lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau i Dejës, nëpërmjet një tenderi për ‘ Hartim Projektesh’. Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruk­sionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milionë lekë, i parashikua­r për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruk­tuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016, më konkretish­t nga ‘ Garda Federale e New York dhe New Jersey’ me taksat e qytetarëve amerikanë. Ndërkohë që në përshkrimi­n e këtij investimi, shkruhet e zeza në të bardhë që kjo shkollë e ndërtuar në vitin 1850, ka nevojë

urgjente për rikonstruk­sion, pasi në këtë shkollë nuk është vënë asnjëherë dorë, në një kohë kur banorët e Bashkisë Vau i Dejës dhe opinioni publik e di shumë mirë se ky investim mban firmën e Ambasadës Amerikane, një shkollë e rikonstruk­tuar plotësisht. E gjitha kjo është një tentativë për vjedhje të fondeve publike, në këtë rast shuma prej 336 mln lekësh. Mashtrime në çdo hap, ku abuzohet edhe me numrin e nxënësve. Në shkresat publike, Bashkia Vau i Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxënës, kur në të vërtetë ajo aktualisht ka vetëm 205 nxënës. Është krejtësish­t e qartë që këto të dhëna nuk korrespond­ojnë me ato që janë paraqitur në këtë procedurë nga Bashkia Vau i Dejës. Përveçse kjo bashki

mashtron me vitet e ndërtimit të këtyre objekteve të kësaj procedure, mashtron me numrin e nxënësve, mohon çdo investim të bërë nga buxheti i shtetit, nga taksat e qytetarëve dhe donatorët e huaj, vetëm e vetëm për të arritur të vjedhë mbi 336 milionë. Partia Demokratik­e, dega Vau i Dejës, denoncon këto raste abuzive, ku janë grabitur taksat e banorëve të Bashkisë Vau i Dejës. I bëjmë thirrje SPAK- ut që të nisë menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre aferave korruptive, ndërkohë që ftojmë banorët të denoncojnë raste të tilla abuzive. Ne ju garantojmë se do të jemi avokati më i mirë i banorëve të Bashkisë Vau i Dejës”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratik­e, dega Vau i Dejës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania