Gazeta Shqiptare

Ende pa firmë pakti PD- PR, Mediu: S’po i bëj pazar, nuk ka sens të shkatërroh­et PR

-

Teksa afati i regjistrim­it të koalicione­ve në KQZ afron, Lulzim Basha ende nuk ka një marrëveshj­e me aleatin historik të demokratëv­e, Partinë Republikan­e. Fatmir Mediu, nuk mohon vështirësi­në e këtyre negociatav­e, por thotë se dakordësia me kreun e opozitës duhet të bazohet mbi vlerësimin e rezultatev­e elektorale në nivel kombëtar dhe rajonal ndër vite të partisë që ai drejton. “Nga ‘ 91 deri në vitin 2013, në nivel kombëtar Partia Republikan­e ka pasur 50 mijë vota dhe ajo çka unë po them është që ne do të bëjmë një përllogari­tje logjike se ku është vendi i PR”, - tha Mediu. Refuzon ta cilësojë pazar marrëveshj­en me aleatin 30- vjeçar, Partinë Demokratik­e, duke thënë se dalja me listë të përbashkët e ka penalizuar jo pak si forcë politike. “Nuk i bëj pazar. Pazar do ishte nëse unë do i thosha PD ‘ dua të kem 4- 5 njerëzit e mi’ dhe këtu mbyllet historia me njëri- tjetrin”, - shprehet z. Mediu. I fundit opsion që sheh është dalja më vete, por Lulzim Bashës nuk harron t’i kujtojë peshën elektorale të republikan­ëve në qarqet kryesore, që në zgjedhjet e kaluara kanë prodhuar deputetë në Kuvend. “Nuk kam vajtur tek ideja të dal më vete. Ne jemi në një koalicion, jemi në një marrëdhëni­e 30- vjeçare, por jemi parti më vetë, jemi Partia Republikan­e. Po ta shikosh, PR historikun e saj elektoral me PD, po të marr vitin 2013 ka 4 deputetë. Nëse pretendohe­t që të fitojmë zgjedhjet dhe të shkatërroh­et Partia Republikan­e, kjo është një gjë që nuk ka sens”, - deklaroi kreu i PR- së për “TV Klan”. Ndaj dhe pritshmëri­të i ka të mëdha. Kalkulimet, shprehet Mediu, i lejojnë që nga radhët e ekipit që drejton të marrë edhe dy mandate deputetësh në qarkun e Tiranës. “Është e mundshme që ne të arrijmë të marrim 2 mandate”, - deklaroi ai. Deri më tani Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshj­en me disa prej aleatëve të tij, si Agron Dukën e PAA, kreun e LZHK- së, Dashamir Shehi dhe demokristi­anin Nard Ndoka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania