Gazeta Shqiptare

Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Gaboi! Nxori nga konteksti ato që thashë!

Kryeminist­ri sqaron sulmet ndaj BE: Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë! “BE u tregua egoiste dhe cinike në ndihmën me vaksina për vendet e Ballkanit”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dje shqetësimi­t të ambasadës franceze në Tiranë dhe notës së protestës, nëpërmjet një mesazhi me qytetarë në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk ka sulmuar asnjë aleat e aq më pak Francën. Pavarësish­t se njeh kontributi­n e BE- së në Shqipëri për 30 vite, kryeminist­ri Edi Rama shprehet se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë për vaksinën. Madje, Rama shkon më tej kur thotë se ambasada franceze gaboi duke e nxjerrë nga konteksti atë që kishte thënë. Ambasada i cilësoi si të pavenda dhe sulme ndaj Francës deklaratat e bëra nga kryeminist­ri Rama në një debat televiziv kur foli për egoizmin e BE- së siç e quan ai në procesin e shpërndarj­es së vaksinave duke e lënë Ballkanin jashtë vëmendjes, ku veçoi si shembull Francën, e cila ka krijuar një stok vaksinash, të cilat mund t’i ndante. Por Rama që shprehet se nuk i heq as një presje deklaratav­e të tij, por as nuk mohon ndihmën e BE dhe Francës, e sheh pa lidhje qëndrimin e ambasadës në këtë letër për një deklaratë të nxjerrë jashtë kontekstit. “Unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qysh se vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri më sot. Përkundraz­i, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Europian, për njëmijë e një arsye, përfshire pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarj­en e vaksinës kundër Co

PROCESI

“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID- 19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualish­t ritmin sipas planit të vaksinimit. # ShqipëriaB­uzëqesh”- shprehet Rama.

vidit nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton! Ndërsa ankesa e ambasadës franceze, meqë unë e ilustrova opinionin tim duke sjellë shembullin e Francës, ( siç mund të sillja edhe shembuj të tjerë) është pa lidhje me qëndrimin tim dhe konkretish­t edhe me sjelljen e shembullit të Francës, për të ilustruar idenë se nuk kishte pse të mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjekët të paktën, kur ato s’mund të për

doren të tëra menjëherë në asnjë vend të BE”, shprehet z. Rama. Kryeminist­ri përpiqet të ulë tensionin e krijuara me selinë diplomatik­e duke renditur bukurinë e Francës dhe dashurinë e shqiptarëv­e për të. “Ankesa e ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për të menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës në emër të Francës, si për mua që flas në emër të Shqipërisë. Por ty të them

miqësisht se duke e nxjerrë nga konteksti ankesën e ambasadës franceze, gabon njësoj siç gaboi ambasada franceze duke nxjerrë nga konteksti ato që thashë! Madje, në fakt, gabon edhe më keq, sepse flet jo vetëm pa lidhje me ankesën konkretish­t, po edhe thua gjëra pa lidhje! Një fjalë e bukur popullore thotë se miqësia e vërtetë nuk i ka të gjitha fjalët prej mjalti, kështu që as ti mos u mërzit, as ambasada s’ka pse mërzitet, se unë jo e jo, çfarë nuk dëgjoj po nuk mërzitem”, - shprehet z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania